Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dr. Dre bëhet me yll në bulevardin e famës në Hollywood

Reperi i njohur amerikan, Dr.Dre, është nderuar me yll në bulevardin e famës në Hollywood. Ai në këtë ceremoni shkoi i shoqëruar nga legjendat e repit, shokët e tij – Eminem, Snoop Dogg e 50 Cent.

Dre, të martën, zyrtarisht ka marrë yllin e 2775-të në bulevardin e famës në Hollywood.

Ikona e produksionit u ngjit në podium për t’ju drejtuar të pranishmëve me një fjalim rasti.

“Isha me fat që jetoja duke bërë punën që dua. A nuk është kjo një ëndërr? Përgjatë karrierës time, kam pasur nderin të gjej e të edukoj talent të rinj si dhe të shtyj kufijtë në fushën e hip-hopit përmes përmbajtjes së materialeve”, ka thënë Dre.

Ylli ka shtuar se ndihet krenar që ka ndikuar në mënyrën se si u përjetua hip-hopi ndër vite. Ai ka thënë se e vlerëson shumë se si Hollywoodi i shpërblen artistët për punën që bëjnë. Ka thënë po ashtu se kjo u mundëson fansave të ndihen më afër artistëve të preferuar.

Edhe Njohja dhe historia e dashurisë së Dr. Dre dhe Michelle Saniei Showbiz Njohja dhe historia e dashurisë së Dr. Dre dhe Michelle Saniei

“Do të jem këtu përgjithmonë”, ka deklaruar producenti.

Dr. Dre themeloi grupin N.W.A. dhe pastaj lansoi albumin “The Chronic” në vitin 1992, i cili arriti të rangohej i treti në top 200-shen e Billboardit.

Pastaj ai la grupin N.W.A. dhe shkoi për të krijuar hite në kompaninë Death Row Records, ku bashkëpunoi me legjenda të zhanrit muzikor rap, si Snoop Dogg e 2Pac. Më mbështetjen e njërit nga themeluesit e kompanisë diskografike “Intercope”, Jimmy Iovine, Dre themeloi kompaninë “Aftermath Entertainment” në 1996, e cila zbuloi talente si reperët Eminem dhe 50Cent.

Dre fitoi vendin e parë në toplistat e Billboardit, në vitin 1995 me kënën “California Love” të cilën e kishte bërë në bashkëpunim me reperin e mirënjohur 2Pac. Të tjera hite që ai bëri e që u ranguan numër 1 janë: kënga “In Da Club”, që e bëri për reperin 50Cent, kënga “Family Affaiir” për artisten Mary J.Blige dhe “Crack A Bottle” që e bëri për Eminemin.

Edhe Beyonce shpallet ylli i shekullit 21 nga “Billboard” Showbiz Beyonce shpallet ylli i shekullit 21 nga “Billboard”

Billboard e ka shpalur Dr. Dren si producenti më i mirë i të gjitha kohërave.