Si arriti “Super Bowl” ta kthejë në spektakël global pushimin në mes të dy pjesëve të lojës?
“Super Bowl”, finalja e ligës së ragbit, është ngjarja më e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Evropë nuk ka interesim të madh për këtë ngjarje.
Në mënyrë që kjo ngjarje sportive të ndiqej më shumë, drejtuesit filluan të merrnin bende muzikore nga kolegjet e ndryshme në Amerikë që marshonin duke bërë spektakël me instrumente frymore, daulle, etj. Por kjo gjë shpejt filloi të bëhej diçka e zakonshme dhe amerikanët e quanin “boring”, që në shqip do të thotë “e mërzitshme”.
Legjenda e Ligës së Futbollit Kombëtar (NFL), Dan Marino ka ndenjur duke shikuar performancën e këngëtarit Prince, kur ai performoi në kohën në mes të dy pjesëve të lojës “Super Bowl” në vitin 2007 në Miami, raporton “AP”.

Për Marinon, ajo performancë e Princet ishte më madhështorja në të gjithë historinë e këtij sporti.
Edhe
Performanca e Bad Bunnyt në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie
Me kalimin e viteve, koha e pauzës në mes të dyja pjesëve të lojës u bë një nga spektaklet më të mëdha në mbarë botën, skena e të cilit mirëpriti yje gjigandë si Michael Jackson, Beyonce, Madonna, grupet “Aerosmith” e “U2”.
{gallery}
Ndër vite grupe të ndryshme marshuese bënin performanca në nderim të artistëve të mëdhenj si Michael Jackson, etj. në kuadër të këtyre perfomancave në kohë të pauzës ndërmjet lojës.
“Perfomancat në kohën e pauzës ndërmjet dy pjesëve të lojës, korrën sukses të madh”, ka thënë Marino, i cili luajti 12 sezone për ekipin Miami Dolphins. Si analist i NFL-së në SHBA, ai pati fatin të ulej në rresht të parë për t’i përcjellë nga afër performancat e artistëve.
Performancat e artistëve zgjasin për 12 deri në 15 minuta, performime këto që nxisin më shumë shikues se sa vetë sporti, duke arritur në më shumë se 100 milionë shikues.
“Mendoj se elementi i këndimit live është shumë emocionues për njerëzit, sepse është një prodhim masiv dhe ka shumë pjesë që lëvizin përgjatë performimit, ashtu sikur koreografitë e edhe skenografitë”, ka thënë aktorja Scarlet Johansson, e cila nuk e konsideron veten entuziaste të futbollit amerikan. Por ajo intrigohet nga skenat e paparashikueshme që ndodhin përgjatë perfomimit në pauzë ndërmjet dy pjesëve të lojës, si ardhja e yllit Lady Gaga nga kulmi i stadiumit apo zbulimi i shtatzënësisë së këngëtares Rihanna përgjatë performimit.
Ylli televiziv, nëna e motrave Kardashian, Kris Jenner, pajtohet me Johanson pasi e quan pauzën ndërmjet lojës “surprizë gjigande”.
Këngëtari i mirënjohur Usher, i cili vitin e kaluar ka bërë të ditur se është artisti i radhës që do të shfaqet në këtë skenë gjigante, ishte shfaqur aty edhe në vitin 2011 bashkë me grupin muzikor “The Black Eyed Peace”. Ai ka thënë se kjo eksperiencë i ka mësuar se asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohet asnjë minutë aty, sepse i ke vetëm 13 të tilla në jetë.
Fama e këtyre pauzave është ngritur edhe më shumë kur në skenë ishte ngjitur mbreti i muzikës pop, Michael Jackson për t’i bërë lëvizjet e tij të famshme sikur po ecte në hënë, në vitin 1993, performancë kjo që ngriti në piedestal ngjarjen “Super Bowl” nëpër tërë Californinë.
Kjo shfaqje e Jacksonit ka hapur rrugë për performues të tjerë gjigandë si grupi “Rolling Stones”, këngëtarja Diana Ros, Jennifer Lopez e Shakira.
Edhe
Usher tregon se një nga bashkëpunëtorët do t’i bashkëngjitet në “Super Bowl”
Shefi i muzikës së NFL, Seth Dudowsky, ka thënë se performanca e Jacksonit ka bërë që yjet tjerë të marrin shumë seriozisht performimin në atë skenë.
Kompania producente e këtyre shfaqjeve që nga viti 2019 është “Rock Nation” e cila drejtohet nga ylli i repit Jay-Z.
Për produksionin kujdeset NFL-ja kurse artistët për këto performanca nuk paguhen, vetëm marrin shikime nga transmetimi në të gjithë botën.
Dubowsky ka thënë se “Super Bowl” ndër vite u ka ofruar artistëve skenë ku mund të shfaqnin kreativitetin e tyre artistik në përmasat më gjigante që mund të paramendohet.
“Ne u fokusuam ta shndërronim këtë në një lloj tradite kulturore”, ka thënë Dubowsky, i cili punon në NFL që nga viti 2013 dhe ka thënë se dëshira e ekipit drejtues të kësaj ngjarjeje është t’i fuqizojë sa më shumë artistët.
Artisti i mirënjohur i repit Snoop Dogg, i cili më parë ka performuar në “Super Bowl” me artistët më të mëdhenj të repit të gjitha kohërave, i është falënderuar Jay-Z-së për shtytjen që i ka bërë organizimit të asaj performance.
“Falënderime Jay-z-së që ndryshoi ‘klimën’ aty si dhe Roger Goodwellit që ia dha atij mundësinë. Mënyra se si shfaqet muzika këtu në “Super Bowl”, dikton shfaqjet muzikore nëpër botë ”, ka thënë Dogg.
Ai ka thënë gjithashtu se produksioni i kësaj shfaqjeje me shumë kujdes e dëgjon kërkesën që ka publiku ndaj tyre.
Reperi gjithashtu tha se performuesi i këtij viti Usher, është shumë i talentuar dhe sigurisht do të bëjë një perfomancë që do të mbahet mend gjatë.
Edhe
Rihanna premton një “Super Bowl” të paparë
“Super Bowl” do të mbahet më 12 shkurt dhe gjatë pauzës ndërmjet ndeshjes do të performojë artisti Usher.
Përgatiti : Vita Abrashi-Kajtazi