Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dre, Snoop, Eminem, Blige e Lamar do të performojnë në Super Bowl

Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar do të performojnë për herë të parë në skenë së bashku në “Pepsi Super Bowl Halftime”.

Pesë ikonat muzikore do të performojnë më 13 shkurt në stadiumin e Inglewoodit në Kalifornia, raporton AP.

“Mundësia që të performojë në Super Bowl Halftime, dhe ta bëjë këtë në shtëpinë time, do të jetë një nga emocionet më të mëdha të karrierës”, ka thënë Dr. Dre.

Ai shtoi se performanca e tyre do të jetë një “moment kulturor i paharrueshëm”.