Kënga “Still D.R.E.” e legjendave të repit, Dr.Dre dhe Snoop Dogg ka arritur të kalojë 1 miliard klikime në YouTube, për herë të parë që nga publikimi i saj në vitin 1999.
Billboard shkruan se kjo ka ndodhur pas performancës madhështore të tyre në “Super Bowl Halftime Show” të hënën, në stadiumin SoFi në Kalifornia të SHBA-së.
Dr.Dre dhe Snoop Dogg kanë zhvilluar një performancë gati 15 minutëshe në këtë ngjarje të rëndësishme të sportit amerikan, bashkë me disa prej artistëve më në zë të repit në botë si: Eminem, Mary J.Blige, 50 Cent dhe Kendrick Lamar.
Artistët kanë interpretuar në një skenë madhështore me plot valltarë, disa prej hiteve më të mëdha të të gjitha kohërave si “Still D.R.E”, “Family Affair”, “Lose Yourself” dhe “The Next Episode”.
-
Ikonat e repit dhe Hip-Hopit sollën performanca të mrekullueshme në “Super Bowl”
-
Dre, Snoop, Eminem, Blige e Lamar do të performojnë në Super Bowl
-
Drake me mesazh misterioz për “kapitullin e radhës”
-
Kendrick Lamar e këndoi edhe “Not Like Us” në Super Bowl
-
Kendrick Lamar e këndon plotë pesë herë në një koncert këngën “diss” ndaj Drake