Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vanessa Hudgens tregon për bashkëpunimin me Zac Efron në “High School Musical”

Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens

Foto: Associated Press

Aktorja, Vanessa Hudgens ka folur për kiminë e saj të vërtetë që kishte me aktorin Zac Efron, për të cilën ka thënë se ndihmoi gjatë xhirimeve të projektit filmik “High School Musical”, që skenat të dukeshin shumë reale.

Aktorja 36-vjeçare luajti rolin e Gabriella Montez, ndërsa Efroni atë të Troy Bolton, në filmin e dashur të “Disney Channel” të vitit 2006 dhe ata përfunduan në lidhje romantike edhe në jetën reale nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në podcastin “Get Your Head In The Game” me Bart Johnson, Hudgens ka thënë se gjatë xhirimit kishte me të vërtetë kimi me kolegun dhe se kjo e ka ndihmuar që skenat të duken shumë të vërteta, ka raportuar FemaleFirst.

“Sigurisht, isha fëmijë dhe luaja përkrah këtij djali dhe mendova me vete: ‘Oh Zot, sa i bukur është’
Kimia në mes nesh ishte shumë reale”, ka thënë aktorja.

Ajo ka pranuar se gjatë xhirimit të skenës së parë të karaokes, shikimet e ëmbla drejt tij ishin të vërteta.

“Po, kjo vërtet ndihmon edhe punën, sidomos kur je i ri dhe gjithçka është e ëmbël dhe e pafajshme”, ka thënë ajo.

Ani pse Hudgens, e cila e ka rikthyer rolin e Gabriellas edhe në dy filma të tjerë të të njëjtit projekt filmik ka pranuar se ishte përshtatja perfekte për karakterin e saj, por kishte edhe momente kur donte të shihej ndryshe.

“Është shumë qesharake të kujtosh, isha aq e pafajshme, por po luaja gjithashtu pafajshëm. Po, kjo isha unë, por si adoleshente e rebeluar thosha: ‘Jo, kjo nuk jam unë!’”, ka treguar ajo.

Hudgens gjithashtu ka kujtuar audicionin për filmin, ku këndoi ose këngën “Angels” nga Jessica Simpson ose “Reflection” nga Mulan, dhe u lidh menjëherë me Efronin gjatë një audicioni grupor.

Ajo arriti në finalen e audicioneve, ku kishte edhe një aktore tjetër për rolin e Gabriellas dhe një tjetër aktor për rolin e Troyt.

Aktualisht, Hudgens është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Cole Tucker, me të cilin u martua në muajin dhjetor të vitit 2023.