Aktorja e njohur, Dakota Johnson, ka folur hapur për lidhjen e saj “të çuditshme” me yllin e muzikës, Madonna, të cilën e përshkruan si “energji pranë së cilës ia vlen të jesh”.
“Është miqësi e çuditshme, por e veçantë. Madonna ka një energji që tërheq, dhe është një energji që ia vlen ta ndiej pranë vetes”, ka thënë Johnson.
35-vjeçarja, vajza e aktorëve Don Johnson dhe Melanie Griffith, ka treguar se ka takuar për herë të parë Madonnan kur ajo ka punuar me njerkun e Johnsonit, artistin, Antonio Banderas, në filmin “Evita” në 1996.
“E kam dashur gjithmonë. Kemi qenë shoqe të çuditshme për një kohë. E takova kur isha shumë e re, sepse ajo bëri një film me njerkun tim. Më pas e njoha më mirë sepse punuam pak bashkë për një projekt tjetër, gjithmonë kemi qenë rrotull njëra-tjetrës”, ka thënë ajo për ENews.
Aktorja e filmit “The Materialists” e ka përshkruar Madonnan si “energji” dhe ka thënë se ende i duket sureal fakti që e njeh.
“Është një energji pranë së cilës ia vlen të jesh, por është shumë e bukur dhe shumë e çmendur, dhe është thjesht e mrekullueshme që ajo dëshiron të flasë me mua”, ka shtuar Johnson.
Ndërkohë, aktorja ka folur edhe për miqësinë e saj me kolegen nga filmi “Splitsville”, Adria Arjona, me të cilën u njohën dhe e vazhduan miqësinë gjatë xhirimeve të komedisë së re.
“Na e duam shumë njëra-tjetrën. Kur je në xhirime, lidheni me njëri-tjetrin. Shkuam në një ndeshje hokeji dhe pastaj pimë shumë tekila”, pati thënë Johnson.
Ylli, e cila gjithashtu është producente filmash, u shpreh e kënaqur edhe me rolin që ka pasur prapa skenës, pasi kjo punë ia ka bërë të mundur që të krijojë ambient të mirë të punës për të gjithë ekipin.
“Nëse nuk ka bashkëpunim të shëndetshëm, nëse nuk është kombinim i mirë, atëherë nuk e bëjmë. Nuk mund të humb kohë në skena toksike, apo në situata që nuk janë të këndshme, të frytshme ose të shëndetshme. Një nga avantazhet e prodhimit është se mund të bashkojë njerëz të mrekullueshëm dhe të krijojë diçka”, pati thënë ajo për Variety.
Aktorja ka shtuar se nuk ka asnjë dëshirë të punojë me dikë që është i keq, i përçmueshëm ose i pasjellshëm.
“Nuk dua të përballem me njerëz që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Të gjithë dimë tashmë çfarë është ambienti toksik i punës. Ne jemi artistë, kështu që ka hapësirë për personalitete të gjera dhe po punojmë me emocione”, ka përfunduar Johnson.