Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Wilde e habitur me Elon Muskun

Olivia Wilde

Olivia Wilde

Foto: Associated Press

Aktorja Olivia Wilde ka pranuar se është e habitur nga drejtimi që ka marrë jeta e Elon Musk, duke thënë se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë transformimin e tij.

42-vjeçja, në podcastin “The Louis Theroux Podcast”, ka kujtuar se e kishte takuar miliarderin vite më parë, kur SpaceX sapo kishte hapur selinë në Los Angeles, ka shkruar Variety.

“Sot kam vërtet shumë pakënaqësi ndaj tij. E takova shumë vite më parë dhe nuk do ta kisha parashikuar kurrë rrugën që do të ndiqte. Më dukej një njeri shumë i zgjuar”, ka thënë ajo.

Wilde ka treguar se Musk kishte shprehur interes për të mbështetur financiarisht një organizatë humanitare ku ajo ishte e angazhuar në Haiti, e cila ndërtonte shkolla dhe spitale.

“Ai dhuroi një shumë parash dhe për këtë jam mirënjohëse, por gjithmonë më ka lënë disi të hutuar”, ka thënë ajo.

Edhe Kutcher tregon nëse Musk e frymëzoi për rolin e miliarderit në serialin “The Beauty” Showbiz Kutcher tregon nëse Musk e frymëzoi për rolin e miliarderit në serialin “The Beauty”

Artistja ka thënë se e ka të vështirë të kuptojë edhe bindjen e Musk se bota ka nevojë për më shumë njerëz.

“Më habit ideja e tij se nuk kemi mjaftueshëm njerëz dhe se bota mund të përballojë edhe një miliard banorë të tjerë”, ka thënë ajo.