Aktorja Dakota Johnson ka mahnitur fansat me transformimin e saj në ikonën, Marilyn Monroe, në pamjet e para të filmit të shkurtër “Flesh Impact”, me regji dhe skenar nga artistja Maggie Gyllenhaal, ka shkruar FoxNews.

Filmi 17-minutësh do të ketë premierën në Festivalin e Filmit në Venecia në muajin shtator dhe synon të sjellë këndvështrim të ri mbi ikonën e Hollywoodit, duke eksploruar gruan pas imazhit të saj legjendar.
Regjisorja Gyllenhaal ka pranuar se fillimisht kishte dyshime për përzgjedhjen e Johnson në këtë rol.
“Në fillim mendova se Dakota nuk i ngjante mjaftueshëm Marilyn Monroes. Pastaj thashë me vete: ‘Kjo është absurde. Kujt i intereson?’ Në të vërtetë, askush nuk e di plotësisht si dukej Marilyn, sepse ajo është kthyer në një mit”, ka thënë regjisorja.
Në film, Dakota interpreton Monroen në moshën 36-vjeçare, në vitin e fundit të jetës së saj, ndërsa aktorja Ellen Burstyn luan versionin imagjinar më të moshuar të ikonës.

Sipas Gyllenhaal, “Flesh Impact” nuk është biografi klasike, por ndërthurje e realitetit dhe imagjinatës që trajton identitetin, trashëgiminë dhe jetën e Monroes si aktore.
Edhe
Dokumentari i TMZ-së ngre dyshime se Marilyn Monroe mund të mos jetë vetëvrarë
“Gjithmonë kam qenë e magjepsur nga Marilyn Monroe. Me ‘Flesh Impact’ e paraqesim ikonën që të gjithë njohim përmes një këndvështrimi modern, duke rikthyer historinë e saj”, ka thënë ajo.
Filmi është realizuar në kuadër të përkujtimit të 100-vjetorit të lindjes së Monroes.