Showbiz

Selena Gomez tregon për projektin filmik që ia ndryshoi jetën

Selena Gomez

Selena Gomez

Foto: Associated Press

Artistja, Selena Gomez, ka thënë se projekti i njohur filmik i kompanisë Disney, “Wizarf of Waverly Place”, ia ka ndryshuar jetën, ka raportuar FemaleFirst.

Ajo ka thënë se e gjithë jeta i ka ndryshuar kur i është bashkuar ekipit që punonte për projektin filmik në fjalë.

33 vjeçja ka shkuar në audicione për projekte të tjera filmike si “Lizzie McGuire” para se të bashkohej me kastën e aktorëve të “Wizard of Waverly Place”.

Gomez e cila ka luajtur në ketë seri filmike që nga viti 2007 deri në vitin 2012, duke folur në podcastin “Therapuss” me Jeke Shane, ka thënë se ka shkuar në audicione në tri pilot projekte të kanalit Disney.

“Fillimisht kam qenë në ‘Lizzie McGuire’ pastaj ne ‘Suite Life of Zach and Cody’ dhe e fundit ka qenë kjo me ‘Wizard’. Në fillim nuk jam zgjedhur për asnjërën, gjë që më ka mërzitur pak po jo në mënyrë të keqe, pastaj kur më pranuan në ‘Wizard’ më ka ndryshuar jeta në tërësi”, ka thënë ajo.

Gomez ka thënë gjithashtu se ndihet shumë krenare që ka qenë pjesë e projektit “Disney High School exprience”.

Ylli, e cila ka arritur sukses edhe në fushën e muzikës ka thënë se atëherë i është përmbushur ëndrra jetësore.

“Isha adhuruese e madhe e Disneyt. Adhuroja punën që kanë bërë për gjeneratën tonë dhe ishte nder të punoja me ta. Jam shume krenare që kam punuar aty”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka përmendur gjithashtu edhe kolegë të tjerë që janë bërë të famshëm nga programet e këtij kanali, si Jonas Brothers, Miley Curys, Demi Lovato e Zendaya, me të cilët ka bashkëpunuar në “Disney High School exprience”.

“Është shumë ‘cool’ t'i shohësh gjithë ata njerëz, me të cilët ke qenë në shollë duke bërë punën që duan”, ka thënë ndër të tjera Gomez.

Pavarësisht suksesit që ka arritur, familja e yllit është munduar të sigurohet që ajo të qëndrojë vetja.

Aktorja, që është e fejuar me producentin Benny Blanco, ka treguar se nëna e saj i ka qëndruar afër në çdo hap duke mos e lënë të ekzagjerohet asnjë moment nga adhuruesit.