Aktori i njohur, Jacob Elordi, ka thënë se ka një lloj obsesioni për kolegen e tij, nga filmi “Wuthering Heights”, aktoren e Hollywoodit, Margot Robbie.
28-vjeçari, që luan rolin e Heathcliff në filmin e regjisores Emerald Funnell, për të cilin u inspirua nga novela e autores Emily Bronte, ka thënë se ishte i fiksuar pas aktores me prejardhje australiane, gjatë xhirimeve të filmit.
“Mendoj se, pavarësisht skenarit e vendxhirimit, nëse të ofrohet mundësia ta ndash skenën e xhirimeve me Margot Robbien, duhet të jesh aty afër në çdo kohë, jo më larg se pesë deri në 10 metra”, ka thënë ai, në intervistë për Fondango, ka raportuar FemaleFirst.
Ylli ka treguar se vazhdimisht e shikonte duke pirë e duke ngrënë, mënyrën se si ulej, e gjithçka, duke pritur se diku do të gabonte, por që nuk ndodhi.
Elordi e Robbie luajnë si dy të dashuruar, Heathcliff dhe Catherine, përkatësisht, dhe ai mendon se bashkë kanë qenë tërësisht të zhytur në histori.
“Ka pasur momente kur kemi qenë shumë të afërt duke vrapuar nëpër moçale, ndoshta jo si pjesë e skenës, por si pjesë e bashkëpunimit për t'i interpretuar sa më mirë rolet, kemi qëndruar ulur duke shikuar njëri-tjetrin dhe e kemi kuptuar se jemi pjesë e dashurisë së personazheve që po luanim”, ka thënë Elordi.
Traileri i filmit “Wuthering Height” tregon aktorët në disa skena shumë të veçanta, si dhe Robbie, pati shpjeguar se disa pjesë të filmit e kanë bërë shumë të ndjeshme.
35 vjeçja, që ka luajtur në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, pati thënë për Vogue se disa skena e kanë bërë të ndiej dobësi deri në gjunjë.
“Gati më ka bërë të ndiej dobësi në gjunjë. Ka pasur shumë gjëra që i donim, si dy gra në të 30-tat e tryre, ky film është pikërisht për moshataret tona. Këto romanca epike nuk bëhen shpesh nga gratë.
Sidoqoftë, Robbie ka thënë se ndoshta shikuesit do të befasohen nga përmbajtja kur ta shohin filmin.
“Të gjithë presin që kjo të jetë diçka tepër, tepër, e pacipë. Mendoj se njerëzit do të befasohen. Nuk po them se s’do të ketë elemente seksuale e që nuk është provokative, definitivisht është provokative, por ka më shumë romancë se sa provokim. Është romancë e madhe epike”, ka thënë ajo.
Sipas saj, ky film do të përmbushë një boshllëk të filmave të zhanrit romancë.
Traileri i filmit "Wuthering Heights":