Showbiz

Margot Robbie do ta mbrojë djalin nga vëmendja e publikut

Margot Robbie

Margot Robbie

Foto: Associated Press

Aktorja Margot Robbie ka bërë të ditur se synon ta mbajë djalin e saj 14-muajsh larg vëmendjes së publikut, pasi ka thënë se është “djegur” shpeshherë gjatë viteve kur ka folur hapur për jetën e saj private.

35-vjeçja, që u bë nënë në muajin tetor të vitit 2024 me bashkëshortin Tom Ackerley, ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndajë detaje rreth fëmijës në intervista, pikërisht sepse përvoja e ka mësuar të jetë shumë më e kujdesshme.

“Po përpiqem ta mbaj atë anë të jetës sime private dhe ta mbroj atë. Në fillimet e karrierës flisja shumë lirshëm në intervista. Jam djegur kaq shumë herë, kur njerëzit kanë nxjerrë fjalët e mia jashtë kontekstit. Lexoj gjëra ku më vënë në thonjëza duke thënë gjëra që kurrë s’i kam thënë. Mbaj mend herën e parë, 10 vjet më parë, kur e pashë këtë në gazetë dhe nuk e kuptoja dot. Thashë: ‘E kanë shpikur krejt?’ S’kisha asnjë mënyrë ta ndreqja. Thjesht duhej ta pranoja”, ka thënë ajo në intervistë për British Vogue.

Ylli i filmit “The Wolf of Wall Street” ka shtuar se kur kalon nga të 20-at në të 30-at dhe më tej, mendon me vete për t’i bërë gjërat ndryshe dhe vendos kufij të ri.

Robbie, e cila luan përkrah aktorit Jacob Elordi në adaptimin e shumëpritur të filmit “Wuthering Heights” nga regjisorja Emerald Fennell, ka thënë se e kupton pse disa fansa u shqetësuan nga zgjedhja e aktorëve australianë për rolet ikonike të Cathy dhe Heathcliff.

“E kuptoj. Deri tani njerëzit s’kanë asgjë tjetër për t’u mbështetur derisa të shohin filmin”, ka thënë ajo.

Zgjedhja e Elordit për të interpretuar Heathcliffin, një personazh i përshkruar shpesh si “lëkurë-errët”, ka qenë veçanërisht përçarëse, por Robbie beson se aktori i “Saltburn” do të jetë një vazhdimësi e denjë në listën e gjatë të yjeve që kanë luajtur rolin.

“E pashë duke interpretuar Heathcliff. Dhe ai është Heathcliff. Do të thoja: prisni. Besomëni, do të jeni të kënaqur. Ky është një personazh me një trashëgimi aktorësh të mëdhenj, nga Laurence Olivier deri te Richard Burton, Ralph Fiennes e Tom Hardy. Të jesh pjesë e kësaj është diçka e veçantë. Ai është i jashtëzakonshëm dhe unë besoj shumë tek ai. Sinqerisht mendoj që ai është Daniel Day-Lewis i gjeneratës sonë”, ka thënë aktorja e filmit “Barbie”.

Traileri i filmit "Wuthering Heights":