Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Teleset Fashion Night”, prezanton koleksionet e reja

Me plot glamur dhe elegancë, është hapur ngjarja më e madhe e modës në kryeqytet.

Gjatë natës së parë, në Prishtina Fashion Nights – Birra Peja, u prezantuan koleksionet më të reja të disenjatorëve vendës e mysafirë.

Përveç veshjeve elegante që jemi mësuar t’i shohim gjithmonë në sfilata, në “Teleset Fashion Night” pati pak nga gjithçka. Veshjet sportive, veshjet për fëmijë e vellot përrallore, sa zgjuan kureshtjen e dashamirëve të modës për natën e dytë.

Së bashku me vajzat e “B Models”, “Prishtina Fashion Nights”, është pjesë e skenës së modës në Kosovë tash e 15-të vjet me radhë.

Pas disa javësh prova e përgatitje, edhe këtë herë ato sollën para audiencës një copëz nga pasarelat parisiene.

Pas prezantimit të koleksioneve të emrave të njohur të modës si: Walone Fashion Group, Matrons Dresses e Krienko Jeans, në pasarelë u pa edhe vajza më e bukur e vendit.

Edhe Dy net me “Prishtina Fashion Night 2019” Lifestyle Dy net me “Prishtina Fashion Night 2019”

“Miss Universe Kosova”, Fatbardha Hoxha, u paraqit para publikut për herë të parë pas triumfit të saj në ngjarjen më të madhe të bukurisë në vend.

“Teleset Fashion Night”, u përmbyll me balet e muzikë, për t’i lënë radhë mbrëmjes së dytë, që mbahet sonte dhe që është titulluar “Patron Dantel Fashion Night”.