Për të 16-tën herë, bota e bukurisë është bashkuar për të sjellë një ndër organizimet e vetme të modës në vend.
Ndryshe nga 15 edicionet tjera, këtë here në “Prishtina Fashion Nights” çdo gjë u zhvillua në kushte pandemie.
Edhe pse me numër të vogël mysafirësh, disjenatorët prezantuan koleksionet e tyre më të reja, ku u përfshinë nga rroba për fëmijë, në veshje sportive e fustane ekstravagante.
Këtë edicion, vajzave të B Models iu bashkangjit edhe Miss Kosova 2019, raporton KOHA.
Përveç modës, “Prishtina Fashion Nights” u shoqërua edhe me muzikë. Organizatorët u përkujdesën që sfilatat të plotësohen me këngë për fëmijë e të rritur.
“Prishtina Fashion Nights” organizohet nga B Models dhe IB Events.