Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Nata e modës në kryeqytet

Në kushte pandemie, me publik të pazakonshëm, “Nata e Modës në Prishtinë” e vazhdoi traditën edhe këtë sezon.

Para arushëve që zëvendësuan njerëzit, kreacione të disenjatorëve të ndryshëm u shpalosën në këtë pistë. Veshjet e prezantuara në ngjarjen kryesore të modës në kryeqytet janë realizuar kryesisht gjatë periudhës së pandemisë, raporton KOHA.

Në këtë edicion, fokusi i disenjatorëve ishte te veshjet e përditshme të cilat janë bërë më të kërkuara për shkak të situatës me koronavirusin.

Pjesë e “Prishtina Fashion Night” ishin edhe kreacionet e disenjatorëve të rinj nga Akademia “Evolucion”.

Për disenjatoren Orhidea Berisha, koha e izolimit dhe përditshmëria gjatë pandemisë ishte inspiruese që ta finalizonte një koleksion të tërë me veshje.

Edhe “Prishtina Fashion Night” me kreacione të veçanta EXPRESS “Prishtina Fashion Night” me kreacione të veçanta

Edhe pse e ndryshoi rrjedhën e organizimit, pandemia nuk shfaqi problem për mbajtjen e edicionit të 17-të të ngjarjes së vetme të modës në vend.

Nata e modës në kryeqytet gërshetoi tradicionalen dhe modernen, në një ceremoni kreative që nuk është parë më herët.