Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez dhe Francia Raisa shuajnë zërat se miqësia e tyre është prishur

Selena Gomez dhe Francia Raisa kanë miqësi të fortë.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe aktorja e serialit “How I Met Your Father” treguan edhe njëherë për miqësinë e tyre duke postuar një fotografi në Instagramin e Gomezit.

Ato dëshmuan edhe njëherë që miqësia e tyre është e fortë përkundër thashethemeve për grindje mes tyre.

Fotografia tregon dy palë këmbë të zhveshura me Gomez duke etiketuar Raisën për të treguar se me kë ishte në foto.

Ylli i “The Only Murders in the Building” postoi gjithashtu një foto që e tregonte atë duke buzëqeshur ndërsa ishte ulur pranë një tavoline me një gotë verë, në atë që dukej të ishte restoranti italian Giorgio Baldi në Los Angeles.