Selena Gomez ka shijuar një natë me shoqet e saj, vetëm disa ditë pasi konfirmoi romancën e saj të re me producentin Benny Blanco.
Ylli i “The Only Murders” të premten është parë me një grup miqsh, ku përfshiheshin edhe Taylor Swift, Cara Delevingne, Anya Taylor-Joy dhe Zoë Kravitz.
Gomez dukej elegante me një minifund ngjyrë kafe dhe një pallto të gjatë, të cilën ajo e kombinoi me një bluzë të zezë dhe çizme të zeza mbi gju.
Selena javën e kaluar ka postuar një fotografi me producentin, Bneny Blanco duke konfirmuar lidhjen e tyre.
Gomez dhe Blanco, të cilët njihen prej disa vitesh, së fundmi kanë bashkëpunuar në këngën e saj të fundit, “Single Soon”, e cila u publikua në gusht. Ata gjithashtu punuan së bashku në hitin e saj të vitit 2019 “I Can't Get Enough”. Në korrik, Blanco mori pjesë në festën e ditëlindjes së saj të 31-të.