Aktorët e serialit “Only Murders In The Building”, Martin Short dhe Steve Martin, kanë bërë shaka rreth planeve të tyre për dhuratën e dasmës që do t’u bëjnë Selena Gomezit dhe producentit muzikor Benny Blanco.
Gomez, 33 vjeçe, dhe Blanco, 37 vjeç, janë fejuar vitin e kaluar, por dy komedianët kanë pohuar me humor se nuk janë ftuar në ceremoni.
“Së pari, ne nuk jemi të ftuar… por do të hidhemi me parashutë me mikrofona në dorë dhe do të bëjmë diçka”, ka thënë Martin për Extra, raporton FemaleFirst.
VIDEO:
Short ka shtuar me shaka se edhe ai është duke përgatitur diçka.
“Absolutisht, dhe unë po përgatis diçka me këngë që nuk janë nominuar… por, sërish, askush s’na ka kërkuar ta bëjmë”, ka thënë Short.
Kur Gomez u pyet se cila do të ishte dhurata perfekte nga dyshja e famshme, ajo u përgjigj duke thënë se ata janë vet dhurata, ndërsa Martin ka thënë se “kam dhuratën perfekte të dasmës, dhe do t’ia japim bashkë”.
Seriali hit i zhanrit komedi-mister, “Only Murders In The Building”, do të rikthehet me sezonin e pestë.
Gomez ka pranuar se është ndjerë shumë e lumtur që ka punuar kaq gjatë me dy ikonat e komedisë.
“Jam shumë e lumtur që kanë kaluar pesë vjet duke punuar me Steve dhe Marty. Ka qenë një eksperiencë fantastike, ndihem me fat dhe e bekuar”, ka thënë ajo për E! News.
Nga ana tjetër, Martin bëri shaka duke thënë se mëson për jetën e Gomezit kryesisht nga mediat.
Gomez dhe Blanco e bënë publike lidhjen e tyre në muajin dhjetor të vitit 2023, ndërsa një vit më vonë njoftuan për fejesën. Krahas një fotografie me unazën e saj të diamantit, e vlerësuar rreth 1 milion dollarë, këngëtarja shkroi: “Përgjithmonë fillon tani.”
Në një intervistë për podcastin “Table Manners”, Gomez ka thënë se nuk planifikon vallëzim tradicional me Blancon.
“Nuk mendoj se do ta bëjmë, sepse këto vallëzime më bëjnë të ndihem në siklet”, ka shpjeguar ajo. Në vend të kësaj, këngëtarja planifikon një kërcim special me gjyshin e saj.
“Gjyshi im nuk pati mundësinë ta shoqëronte mamanë time në altar. Unë doja t’i jepja atij këtë mundësi”, ka thënë artistja.