Artistja Selena Gomez po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj të 33-të më 22 korrik dhe ka reflektuar mbi 12 muajt e fundit që, sipas saj, kanë qenë më të bukurit e jetës së saj.
“Teksa po përgatitem për të festuar ditëlindjen time të 33-të, nuk mund të mos mendoj për udhëtimin e jashtëzakonshëm që më ka sjellë deri këtu. Ky vit i kaluar ka qenë vërtet viti më i bukur i jetës time, dhe këtë ia detyrohem kaq shumë prej jush”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ka raportuar FemaleFirst.
Gomez ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.
“Faleminderit për dashurinë dhe mirësinë tuaj të palëkundur. Qoftë kur më keni përkrahur nga larg, keni ndarë me mua momentet e bukura e të vështira, apo thjesht keni qenë aty për të dëgjuar, ju e keni bërë këtë vit të paharrueshëm. Ndihem shumë e përulur dhe pafundësisht mirënjohëse për gjithë dashurinë tuaj”, ka shkruar tutje ylli.
Ajo ka shtuar gjithashtu se ndien emocion dhe shpresë për të ardhmen.
“Teksa hyj në këtë vit të ri, ndihem e mbushur me emocion dhe shpresë për gjithçka që do të vijë. Pres me padurim të ndaj më shumë momente me ju, të krijoj kujtime të reja dhe të vazhdojmë këtë udhëtim të bukur së bashku. Ju dua marrëzisht të gjithve”, ka shkruar aktorja.
Ky reflektim vjen në një periudhë të lumtur për yllin e serilait “Only Murders in the Building”, e cila është fejuar me producentin muzikor Benny Blanco në muajin dhjetor, pas më shumë se një viti lidhjeje.
Megjithatë, sipas vetë Blancos, çifti ende nuk ka nisur përgatitjet për dasmën.
“Sinqerisht, dua vetëm të bëj një pauzë. Kam punuar kaq shumë. E kuptova që nuk kam pasur asnjë ditë pushim për një kohë të gjatë, dhe tani dua vetëm të rri në shtrat dhe të harroj çfarë dite është”, pati thënë ai në podcastin “Therapuss” të Jake Shane.