Showbiz

Selena Gomez në ditën e dasmës dëshiron të hajë biskota, jo tortë

Selena Gomez

Selena Gomez

Foto: Associated Press

Artistja e njohur, Selena Gomez, ka ndarë një detaj të pazakontë lidhur me dasmën e saj. Gomez thotë  se nuk dëshiron tortë tradicionale, por një pjatë që e lidh me kujtimet familjare, biskota me salcë.

Ylli 33-vjeçar është e fejuar me producentin muzikor Benny Blanco dhe në një video në TikTok të brendit të saj “Rare Beauty”, ajo ka thënë se kur të vijë dita e martesës, nuk dëshiron tortë, ka raportuar FemaleFirst.

“Kur të vijë ajo ditë, e di që nuk dua një tortë të madhe. Ëmbëlsira ime e preferuar, mendoj, do të ishin biskotat dhe salca e gjyshes sime. Kjo për mua tingëllon si ëmbëlsirë”, ka thënë ajo.
 

@rarebeauty

When the day comes, it’s a reminder to make every moment yours.

♬ original sound - Rare Beauty

Megjithatë, Gomez tregon se do donte të kishte një tortë të vogël simbolike.

“Mendoj se dua një mini-tortë, vetëm për ne të dy, që mund ta ngrijmë dhe ta ruajmë”, ka thënë ylli.

Gomez dhe Blanco nisën lidhjen në vitin 2023 dhe u fejuan në vitin 2024. Në intervista të mëhershme, këngëtarja ka treguar dëshirën për të pasur fëmijë, edhe pse ka treguar më herët se vetë s’do të jetë në gjendje ta çojë shtatzëninë deri në fund shkaku i një problem shëndetësor. 

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, sigurisht, por unë i dua fëmijët. Kam një motër 11-vjeçare që e adhuroj. Më pëlqen t’i bëj fëmijët të qeshin, janë aq të ëmbël. Prandaj, kur të vijë ai moment, do të jem shumë e emocionuar”, pati thënë ajo në podcastin e Jay Shettyt.

Benny Blanco, i cili më parë ka punuar edhe me ish-të dashurit e Goemzit, si Justin Bieber dhe The Weeknd, ka treguar se ajo është shumë e ndrojtur, por ndryshon kur është pranë fëmijëve.

“Ajo është në nivelin maksimal të të qenit e ndrojtur. Kur hyn në një dhomë, qëllimi i saj kryesor është të zhduket në turmë. Mamaja ime është shumë e ngjashme me të, qëndron e heshtur gjithë natën dhe pastaj thotë një gjë që del të jetë më e mençura ose më qesharakja e natës. Ndërkohë, unë do të jem ai që s’ndalet së foluri me të gjithë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gomez ndryshon kur ka fëmijë përreth.

“Por sa herë që ka fëmijë diku, është i vetmi moment kur e shoh të ndryshojë. Shkon menjëherë te fëmijët dhe qëndron me orë të tëra duke biseduar me ta”, ka thënë producenti.