Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez konfirmon lidhjen e re

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka konfirmuar lidhjen me partnerin e saj të ri, producentin Benny Blanco.

Pasi një tabloid publikoi lajmin se Gomez ka një partner të ri, ajo konfirmoi lajmin duke komentuar se “ai është më i mirë se partnerët e tjerë që ka pasur.

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë më parë”, ka komentuar Gomez nëpër lajmet e tabloideve në rrjete sociale.

Spekulimet e Gomez dhe Blanco janë në lidhje kanë filluar disa javë më parë, pasi fansat e kanë vënë re se ata po ndërveprojnë me njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.

Image

Gjithashtu edhe nëna e këngëtares së fundmi është bërë “ndjekëse” e Blancos në Instagram.

Gomez më parë ka dalë me këngëtarin The Weeknd, yllin Nick Jonas, Zedd, dhe të famshmin Justin Bieber.

Image