Aktori i njohur, Russell Crowe luan rolin kryesor në filmin e ri kriminal “The Get Out”, ku interpreton një emigrant shqiptaro-amerikan të quajtur Marco Kapak, ka shkruar Collider.
VIDEO | Traileri i filmit “The Get Out”:
Në film, personazhi i tij drejton një klub nate të suksesshëm në Los Angeles, por fshehurazi është i përfshirë në pastrim parash për një kartel droge. Pas një sulmi në zemër, ai vendos të largohet nga bota kriminale dhe të shesë klubin, por përfundon i përfshirë në një rrjet të rrezikshëm dhune, me atentatorë të maskuar dhe kërcënime nga karteli.
Filmi sjell edhe një kast të njohur aktorësh si Luke Evans, Teresa Palmer, Aaron Paul dhe Nina Dobrev.
“The Get Out” paraqitet si një thriller i errët dhe plot tension, ku përplasja mes krimit dhe përpjekjes për shpëtim personal është në qendër të historisë.