Vazhdimi i tretë në serinë e filmave “Knives Out”, i cili vjen me titull “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”, është prova që Rian Johnson ka kapur majat e suksesit për herë të tretë radhazi.
Filmi i ardhshëm është më i ndërlikuar, më i errët dhe më emocional se dy të mëparshmit, teksa regjisori eksploron tema si besimi dhe logjika, nëse duhet të udhëheqim të tjerët me dashuri apo me zemërim, dhe mitologjitë që na ndihmojnë të përballojmë ditën — të gjitha të mbështjella në një mister të shkëlqyer vrasjeje.
Filmi ndjek detektivin e njohur Benoit Blanc, i cili merr një rast të ri që e sjell në orbitën e një prifti karizmatik, Monsinjor Jefferson Wicks, dhe kongregacionit të tij të devotshëm. Kur ndodh një vdekje misterioze, Blanc duhet të lundrojë në një rrjet të ndërlikuar sekretesh dhe tensionesh të përmbajtura brenda komunitetit, për të zbuluar të vërtetën.
Në këtë vazhdim të tretë Daniel Craige kthehet në rolin e detektivit Blanc, ndërsa pjesë e kastës janë aktorë të njohur si, Josh O’Connor, Glenn Close, Josh Brolin, Mila Kunis, Kerry Washington, Andreë Scott, Cailee Spaeny, Daryl McCormack dhe Thomas Haden Church.
“Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery” premierën e shënoi më 6 shtator në Festivalin e filmit në Toronto, ndërsa më 12 dhjetor lansohet për publikun e gjerë përmes platformës digjitale Netflix.