Aktori i mirënjohur, Keanu Reeves, ka ndarë disa këshilla të thjeshta, por shumë të drejtpërdrejta për aktorët e rinj që ëndërrojnë suksesin në Hollywood.
61-vjeçari, i cili luan përkrah aktores Cameron Diaz në filmin e ri komedi “Outcome”, ka folur për E! News dhe ka theksuar rëndësinë e respektit në punë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përpiqu të mos jesh një njeri i keq. Shko në punë dhe respekto njerëzit me të cilët punon, derisa ata të të japin arsye për të mos i respektuar. Mund të mos funksionojë gjithmonë, por të paktën provo”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Diaz ka thënë se fama dhe suksesi përjetohen ndryshe nga secili dhe nuk ka një formulë të gatshme për t’i menaxhuar.
“Nuk ka një manual për të qenë i famshëm, ndaj duhet ta shkruash vetë historinë tënde dhe ta ndjekësh atë. Duhet ta bësh sipas mënyrës tënde. Nuk mund ta dish paraprakisht si do të jetë. Mund të kërkosh këshilla nga njerëzit që i admiron dhe të mësosh nga përvoja e tyre”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Reeves ka treguar edhe një moment interesant nga fillimet e tij në Hollywood, kur iu kërkua të ndryshonte emrin.
“Fillova të punoj si aktor profesionist që në moshën 16-17 vjeç. Isha në Toronto dhe më pas shkova në Los Angeles. Kur mbërrita, menaxheri më tha: ‘Duam të të ndryshojmë emrin.’ Ishte si një moment tipik ‘mirë se erdhe në Hollywood’”, ka thënë ai në podcastin New Heights.
Madje, ai kishte menduar edhe emra alternativë.
“Emri im i mesëm është Charles, kështu që mendova ‘Chuck’. U rrita në një rrugë që quhej Spadina, kështu që doli ‘Chuck Spadina’. Për një kohë u prezantova edhe si KC Reeves, por nuk funksionoi. Në audicione më thërrisnin me atë emër dhe unë as nuk përgjigjesha. Pas gjashtë muajsh vendosa: ‘Nuk po e bëj këtë’”, ka thënë ai.