Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora mbulon ballinën e revistës “Evening Standard”

Këngëtarja me famë botërore, më origjinë shqiptare Rita Ora, ka mbuluar ballinën e numrit të ri të revistës “Evening Standards” (ES).

Këtë e bëri të ditur vetë “ES” përmes postimit të një fotografie ku shihet ballina e numrit të ri.

“Do të dalë në shitje nesër. Është numri i fundit i këtij viti dhe Rita Ora do të na bëj përmbylljen”, ka shkruar ES në postim.

Gjithashtu përmes këtij postimi revista tregon se Rita do t’i mbështes projektet e tyre bamirëse.

Në intervistë shqiptarja do të flasë rreth albumit të ri si dhe për projektet e saj të reja ku përmendet një bashkëpunim i mundshëm për një film me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, vitin e ardhshëm.

Image