Pop-ylli i famshëm, Rita Ora, sjell ngjyra të fuqishme në ballinën e numrit të fundit të revistës “Wonderland”.
E freskën nga suksesi i këngës së re, “You Only Love Me”, këngëtarja e preferuar e mediave rozë në Britani të Madhe po e shfrytëzon gjithashtu momentin për të treguar hollësi rreth albumit të ardhshëm muzikor.
Albumi i tretë i incizuar në studio i këngëtares, që njëkohësisht është i pari i realizuar me labelin e saj të ri “BMG”, do të jetë krejt ndryshe nga projektet e mëparshme të Orës. Dhe ky ka qenë qëllimi i saj nga fillimi.
Duke folur për këngën e fundit dhe qasjen e saj ndaj muzikës, 32-vjeçarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore deklaroi: “Thash vet me vete, cili është veprimi më i sinqertë që mund ta bëjë? Dhe sipas mendimit tim, ishte ta filloja këngën ‘You Only Love Me’ me zërin e Taikas, nga një audio që ma kishte dërguar në telefon. Ne gjithmonë i dërgojmë njëri-tjetrit mesazhe me zë. Prandaj më erdhi natyrshëm kjo ide. Thjesht mendoj se është diçka vërtet të veçantë kur i ftojë njerëzit në jetën time, përmes muzikës që e krijoj. Dhe pikërisht këtë e kam bërë me albumin e ri”.
Gjatë intervistës ekskluzive për revistën “Wonderland”, Rita po ashtu foli për dokumentimin e dashurisë së saj për bashkëshortin, Taika Waititi, në albumin e saj të ardhshëm, duke shfrytëzuar autonominë në këtë kapitull të ri të karrierës së saj muzikore.
{gallery}