Showbiz

Rita Ora hijeshon ballinën e revistës “GQ Hype”

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, i rikthehet muzikës këtë javë me lansimin e videoprojektit të ri të titulluar, “You Only Love Me”. E ku ka më mirë se ta shënosh këtë rikthim me hijeshimin e ballinës së revistës “GQ Hype”.

Këngëtarja 31-vjeçare përveç pozave atraktive të një ‘fashionisteje’ të vërtetë, po ashtu e ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për revistën, ku ndër të tjera ka diskutuar për albumin e ardhshëm, zotërimin e materialit të saj muzikor, rënien në dashuri me partnerin e saj Taika Waititi dhe më shumë.

“Unë e kam këtë prezantim që e bëj për këdo me të cilin punoj, në mënyrë që të gjithë të jemi në të njëjtën faqe. Pra, ju tregoj për gjuhën time, për qëllimet e mia dhe udhëtimin deri në këtë pikë të jetës. Me albumin e ardhshëm e sjelli këtë fazë të jetës sime ku po dashurohem. Ka gjëra për të cilat flas në këngët e reja, ka mendime shumë personale, për atë që më duhej të vendosja për këtë person dhe t’i përkushtohesha atij. Mund të them se me këtë album jam treguar shumë e guximshme dhe me vetëbesim. Shumicën e këngëve i kam shkruar vet, kam qenë pjesë e çdo sesioni të incizimeve dhe i kam përshtatur këngët që të përputhen me mua. Nuk e kam bërë një gjë të tillë me albumet e kaluara. Asnjëherë nuk i jam përkushtuar kaq shumë shkrimit të teksteve, por pas kalimit të disa javëve e kuptova që është diçka të cilën mund ta bëjë vërtetë. Unë mund të qëndroj dhe të këndoj në mikrofon përgjithmonë, por duke kuptuar botën e shkrimit të këngëve po filloja të emocionohesha paksa, sepse është një album shumë i ndjeshëm dhe i sinqertë. Është historia ime e dashurisë të cilën po e ndajë me botën, por gjithashtu doja që njerëzit të lidhen vërtet me të. Dashuria i ka disa anë dhe fytyra të ndryshme, nuk mjafton thjesht të jesh i dashuruar me një person”.

Tutje, këngëtarja dhe aktorja me prejardhje kosovare dhe famë botërore tregoi se është shumë e lumtur që më në fund e zotëron materialin e saj muzikor dhe po i pëlqen të jetë në kontroll, nga ana kreative e punës.

Kënga e re e Orës, “You Only Love Me”, lansohet të premten (27 janar). ”. Duket se ajo flet për dashurinë dhe i dedikohet lidhjes së saj me Waititin.

{gallery}