Ylli i muzikës, Rita Ora, duket e panjohur e veshur me një fustan të tejdukshëm dhe grim të veçantë, në edicionin e sivjetmë të ceremoninë “British Fashion Awards”.
31-vjeçarja i vuri në pah format e trupit përmes fustanit të kuq, të krijuar nga disenjatorja shqiptare më ‘in’ për momentin në fushën e modës, Nensi Dojaka.
Ora e bëri dukjen e saj mbi qilim të kuq edhe më intriguese duke i zbardhur vetullat, dhe me një grim unik dhe të guximshëm që e bënte të dukej si sirenë deti.
{gallery}
Këngëtarja dhe aktorja me prejardhje kosovare e ndoqi ceremoninë e së hënës (5 dhjetor) e vetme, pa bashkëshortin regjisorë, Taika Waititi, me të cilin thuhet se u martua në një ceremoni intime në Londër në gusht të këtij viti.
Në anën tjetër, disenjatorja tashmë me famë botërore, Nensi Dojaka, ishte e nominuar për çmimin e fondacionit “BFC”, i cili ka për qëllim ta nderojë një stilist në zhvillim që gjatë 12 muajve të fundit ka pasur ndikim të madh krijues në modën globale.
Dojaka shquhet për koleksionet e mrekullueshme të veshjeve të realizuara ndër vite dhe bashkëpunimin me fytyra të njohura të modës. Ajo u zhvendos në Londër kur ishte vetëm 17-vjeçare, për ta ndjekur shkollën e modës dhe ëndrrën e saj për sukses. Një pikë kthese për karrierën e disenjatores ndodhi kur supermodelja, Bella Hadid, e veshi një nga dizajnët e saj në ceremoninë “MTV Video Music Awards” në vitin 2020.
Edhe
Rita Ora me stil të ri flokësh
Nga ai moment, Dojaka është shndërruar në një emër të njohur në fushën e modës në Britani të Madhe. Edhe pop-ylli tjetër kosovar, Dua Lipa, e ka promovuar punën e disenjatores shqiptare duke i veshur dizajnet e saj, të cilat më pas i ka postuar për miliona adhurues në rrjetet sociale.
Ndër yjet tjerë të showbizit që parakaluan mbi qilimin e kuq të ceremonisë shpërblyese “Britisht Fashion Awards”, e cila u mbajt të sallën “Royal Albert Hall” të Londrës, ishin: Florence Pugh, Naomi Campbell, Rosie Huntington, Jodie Turner-Smith, Lily James, Irina Shayk dhe të tjerë.