Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit publike

Ylli i muzikës dhe filmit, Rita Ora, vazhdon të lërë gjurmë edhe në botën e modës me paraqitjet dhe stilin e saj.

Ylli 32-vjeçar me prejardhje nga Kosova, e ndoqi një ndejë të organizuar në prag të ceremonisë “Globi i Artë”, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi. Por, Ora e rrëmbeu gjithë vëmendjen me fustanin që kishte zgjedhur ta veshë për këtë rast. Një fustan i tejdukshëm, ngjyrë vjollcë, që ia shfaqte linjat e përkryera trupore dhe linte pak për të imagjinuar. Në anën tjetër, regjisori i shpërblyer me “Oscar”, Taika Waititi, dukej mjaft elegant i veshur i tëri me të zeza.

{gallery}

Çifti i njohur i showbizit iu bashkua një numri të madh të të famshmëve që ishin të ftuar në këtë ndejë, që njëkohësisht ishte organizuar për nderë të ditëlindjes së ikonës Elvis Presley.

Para pak ditësh, Rita e bëri të ditur lajmin se do ta lansojë projektin e ri muzikor me titull, “You Only Love Me”. Duket se kënga flet për dashurinë dhe i dedikohet lidhjes së saj me Waititin.

Artikuj të ngjashëm