Rita Ora dhe Taika Waititi po shndërrohen në një prej çifteve më të pëlqyera të showbizit.
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore dhe regjisori i shpërblyer me “Oscar, së fundmi e kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave me t’u paraqitur së bashku në sfilatën e markës së njohur të modës, “Fendi”.
Ora shkëlqeu e veshur me pantallona të gjera dhe pallto të bardhë, të kombinuara me sandale dhe një palë syze të zeza të diellit, por ajo që e bënte edhe më të veçantë dukjen e saj ishte stili modern i flokëve me balluke. Edhe shoqëruesi i saj, Waititi, dukej tejet elegant dhe njëkohësisht plot stil, me një kostum ngjyrë të kaltër.
Së fundmi, Taika e bëri një dedikim të veçantë për të dashurën e tij në rrjetet sociale, me ç’rast tregoi se ata kanë katër vjet që janë shokë të mirë por në vitin e fundit, kanë vendosur ta komplikojnë paksa raportin e tyre duke krijuar lidhje romantike.
Gjithçka mes çiftit duket se po shkon mirë, derisa edhe kanë vendosur të bashkëjetojnë duke e ndarë kohën mes 3 shteteve, Australisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.
{gallery}
-
Dalin fotografitë nga dasma e Rita Orës, zbulohet se ishte ajo që i propozoi martesë Waititit
-
Rita Ora dhe Taika Waititi në ballinën e revistës “Vogue Australia”
-
Rita Ora shkëlqeu në ndejën e “Vanity Fair” pas ceremonisë “Oscar”
-
Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit publike
-
Rita Ora feston Krishtlindjet me bashkëshortin dhe miqtë