Rita Ora dhe Taika Waititi kanë qenë kryefjala e Javës së Modës n Milano. Ata morën pjesë në disa sfilata e ngjarje të organizuara me këtë rast, ku shkëlqyen me stilin e tyre të modës.
Të dielën, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore mori pjesë në ceremoninë, “Bulgari BZero1 Aurora Awards”, ku dukej jashtëzakonisht elegante e veshur e tëra në të bardha. Dukjen e kishte plotësuar me aksesorët prej diamanti të markës “Bvlgari”.
Para se të fillonte ceremonia, bukuroshja 31-vjeçare pozoi krahas të dashuri të saj regjisor, Taika Wititi. Këtë ceremoni glamuroze, Ora duket se kishte vendosur ta shndërroj edhe në një ngjarje familjare, kjo pasi në qilim të kuq u shoqërua edhe nga motra Elena dhe vëllai i tyre i vogël, Don Ora.
Ylli i hitit “Anywhere” gjatë mbrëmjes e ndau edhe një çmim për disenjatoren shqiptare, Nensi Dojaka.
{gallery}
-
Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit publike
-
Rita Ora dhe Taika Waititi çifti më modern në sfilatën e markës “Fendi”
-
Rita Ora organizon festë madhështore për 50-vjetorin e Taika Waititit në Ibiza
-
Rita Ora thotë se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj
-
Rita Ora me stil të ri flokësh