Ylli botëror i muzikës, Bebe Rexha, ka zgjedhur që në paraqitjen e fundit në ceremoninë “MTV EMA”, të bashkëpunojë me disenjatore dhe grimere shqiptare.
E veshur me një kostum artistik ngjyrë të kaltër, Rexha parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e ceremonisë së famshme në Düsseldorf të Gjermanisë. Kjo veshje është krijuar pikërisht nga një disenjatore kosovare, Fjolla Nila. Kështu, Bebe e ka treguar edhe një herë përkrahjen e saj për disenjatoret shqiptare, që janë ende emra të rinj në fushën e modës.
Ndërkaq për grimin fantastik të këngëtares është përkujdesur make-up artistja, Dafinë Neziri.
Në ngjarjen e cila zuri vend të dielën mbrëma, Rexha u shpërblye me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, për hitin e saj dhe David Guettas, “I’m Good (Blue)”. Ata po ashtu e interpretuan këtë këngë në skenë.

-
Këngëtarja shqiptare nuk njihet pa grim në rrugët e Beverly Hillsit
-
Bebe Rexha merr çmim në “Billboard Music Awards”
-
Rita Ora mahnit me kreacionin e disenjatores shqiptare Nensi Dojaka
-
Grimerja Neziri merr çmimin “Maska e Artë për Make-up Art 2022”
-
Bebe Rexha grimohet nga make up artistja kosovare, Dafine Neziri