Regjisorja e filmit “Barbie” Greta Gerwig e ka quajtur “emocionues” suksesin e filmit.
Ajo ka thënë se pëlqimi që ka marrë filmi nga e gjithë bota, ka qenë gjëja më emocionuese për të.
Sipas tij, filmi ka grumbulluar 1.44 miliardë dollarë në arkë, duke e bërë atë regjisoren solo më të suksesshme ndonjëherë.
Blockbuster ndjek kukullën e famshme dhe partnerin e saj Ken duke udhëtuar nga Barbieland në botën reale.
Filmi është xhiruar në Mbretërinë e Bashkuar në Leavesden Studiu në Hertfordshire.
Ai u publikua në korrik dhe Gerwig tha se shkoi në kinema për të parë reagimin dhe për t’u siguruar që audienca ta kishte përvojën më të mirë të shikimit.
Edhe
10 arsyet pse “Barbie” arkëtoi 1 miliard dollarë për 3 vikende
“Në fundjavën e hapjes isha në qytetin e Nju Jorkut. Shkova nëpër disa kinema të ndryshme dhe qëndrova në pjesën e pasme. Ishte gjëja më emocionuese”, ka thënë ajo.
Ajo u tha fansave të filmit në festivalin e Londrës se ishte rritur duke dashur të shikonte filma në kinema.