“Barbie” vazhdon të jetë një sukses në arkat filmike, duke tejkaluar shifrën e 1 miliard dollarëve dhe ka arsye të ndryshme pse ky film ka bërë kaq bujë
Filmi “Barbie” vazhdon “box-office-in” e saj të suksesshëm duke arkëtuar 1 miliard dollarë në vetëm tri fundjava.
Dhe ka arsye të ndryshme që kanë kontribuar në suksesin e madh në një kohë të shkurtër.
“Screenrant” ka shkruar se ndër daljet më të pritura të filmave të vitit 2023 ishte “Barbie” i Greta Gerwig, e cila mori kukullën e famshme të prodhuesit të lodrave “Mattel” dhe e solli atë në jetë në një histori në “Barbieland”, në të cilën tregohet se funksionon një shoqëri e udhëhequr nga “Barbiet” dhe pabarazia dhe vështirësitë që kalojnë gratë në jetën reale.
Filmi shfaq “Stereotypical Barbie” (Margot Robbie), e cila pasi kalon nëpër ndryshime të papritura si këmbët e rrafshëta dhe vë në dyshim vdekshmërinë e saj, këshillohet nga “Barbie e çuditshme” që të shkojë në një udhëtim në botën reale për të gjetur vajzën që luan me të, për të rregulluar portalin midis “Barbieland” dhe botës reale. Ajo niset atje e vetme dhe ndiqet për t’u shoqëruar nga “Stereotypical Ken” (Ryan Gosling).
Barbie është vlerësuar lartë nga kritikët dhe është kthyer në një sukses të madh në “box-office” (arkat filmike), duke thyer rekorde dhe duke fituar një vend në listën e filmave me fitime më të larta të vitit 2023.
Edhe
Regjisorja tregon se si i përjetoi reagimet e publikut pas shfaqjes së filmit “Barbie”
Këto janë 10 arsyet që kanë ndarë mediat botërore se pse “Barbie” ka qenë një sukses kaq i madh në ”box office”.
10. Arka filmike e “Barbie-t” u rrit nga marketingu i madh para lansimit të filmit
9. Barbie është një nga filmat më të mirë të vitit 2023 me komente të mëdha në “& Word of Mouth”
8. Vera është periudha më e mirë për të lansuar një film
7. Barbie është një film që mund të shihet disa herë pavarësisht temës që prek
Edhe
Barbie e fiton betejën e arkëtimeve në SHBA
6. Barbie i flet një audience të gjerë
5. Beteja “Barbenheimer” u cilësua si qelës i suksesit
4. Barbie është një film origjinal pavarësisht se është i bazuar në një kukull
3. Barbie është projekti i parë i Greta Gerwig me buxhet të lartë
Edhe
Greta Gerwig thyen heshtjen, flet për mosnominimin për “Oscar”
2. Në film luajnë shumë yje të njohur
1. “Barbie” ka përdorur “nostalgjinë” në favor të filmit (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)