Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Margot Robbie, ka thyer heshtjen pasi nuk është nominuar nga akademia e filmit për “Oscar”, si aktorja më e mirë për perfomimin e saj në rolin kryesor të filmit më të përfolur të vitit të kaluar “Barbie”, raporton “People”.
Përgjatë një paneli special të unionit të aktorëve që u mbajt të martën në Los Angeles, Robbie theu heshtjen rreth kësaj çështjeje duke thënë se ndjehet mirë që filmi ka marrë tetë nominime nga akademia e filmit.
“Nuk ka vend për t’u ndier keq, kur e din se je kaq e bekuar, pasi kemi tetë nominime nga Akademia e Filmit. Normalisht që mendoj se Greta duhej të ishte nominuar si regjisore sepse puna që bëri ajo është diçka që ndodh vetëm një herë në ekran e edhe në jetë. Por ka qenë një vit i pabesueshëm për të gjithë filmat”, ka thënë ajo.
Ylli gjithashtu ka thënë se filmi “Barbie” i cili arriti shumën 1 miliard në arkat filmike, është më i madh se sa vet aktorët që luajtën në të, si dhe vet industria e filmit.
“’Barbie’ ka arritur shumë më shumë sesa ajo që kemi ëndërruar dhe ky është shpërblimi më i mirë që mund të vijë nga e gjithë kjo”, ka shtuar Robbie.
Edhe
Greta Gerwig thyen heshtjen, flet për mosnominimin për “Oscar”
Shumë yje, kritikë të filmit e njohës të fushës kanë akuzuar akademinë e filmit duke thënë se Robbie si dhe regjisorja e këtij filmi, Greta Gerwig, duhej të nominoheshin për kategori përkatëse.
Robbie dhe Gerwig janë përkrahur edhe nga kolegët e tyre të filmit, si aktorët Ryan Gosling e Amerika Ferrera, të cilët gjithashtu kritikuan akademinë për mos-nominim.