Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ryan Gosling mirënjohës që u nominua për “Oscar”, por i zhgënjyer me mosnominimin e kolegeve

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Ryan Gosling, i cili luan në filmin më të përfolur të vitit të kaluar, “Barbie”, po ndihet shumë mirënjohës që është nominuar për "Oscar". Por ai është rreshtuar përkrah njerëzve që nuk po e kuptojnë se pse regjisorja Greta Gerwig e aktorja Margot Robbie, nuk janë nominuar në kategoritë përkatëse, raporton CNN.

“Jam shumë i nderuar që jam i nominuar nga kolegët e mi përkrah artistëve kaq të mëdhenj të shumë filmave të mrekullueshëm. Nuk do të mendoja se do ta thosha këtë, por jam shumë i nderuar e krenar që kam luajtur rolin e një kukulle nga plastika me emrin Ken. Por, nuk ka Ken pa Barbien, dhe nuk ka as film për Barbien pa Greta Gerwig e Margot Robbie, të cilat, të dyja janë përgjegjëse për suksesin historik që u festua nga mbarë globi”, ka thënë Gosling.

Në këtë deklaratë ai gjithashtu ka thënë se fjala “i zhgënjyer” nuk do të ishte e mjaftueshme për ta përshkruar atë që ndjen, pasi Gerwig e Robbie nuk janë të nominuara në kategoritë përkatëse.

Gosling po mendon se personazhet që përfaqësojnë kukullat, kanë korrur sukses historik duke i bërë njerëzit të qajnë e të qeshin.

“Prandaj jam shumë i lumtur që Amerika Ferrera e artistë të tjerë kaq të mëdhenj kontribuuan në realizimin e këtij filmi kaq të madh”, tha Gosling.

Gosling është nominuar për çmimin e aktorit më të mirë në rol mbështetës, për portretizimin e kukullës Ken, në filmin “Barbie”, ku luajti përkrah aktores Margot Robbie.

Nominimi i tij është një nga tetë nominimet që ky film mori për çmimet "Oscar".

Edhe A do të performojë Ryan Gosling në “Oscar”? Showbiz A do të performojë Ryan Gosling në “Oscar”?

Regjisorja e filmit Greta Gerwig nuk morri nominim për regjinë më të mirë, e as aktorja Margot Robbie nuk u nominua në kategorinë për aktoren më të mirë.

Kjo gjë ka ngjallur shumë spekulime e pakënaqësi te fansat, ani pse të dyja janë nominuar për kategori të tjera.

Gerwig është nominuar për skenarin më të mirë të adaptuar e Robbie është nominuar për producenten më të mirë së bashku me Gerwig.