Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eva Mendes krenare që është “barbie” e Ryan Goslingut

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, me prejardhje latine, Eva Mendes, është shprehur krenare që është gruaja e “Kenit” më të njohur tani, aktorit Ryan Gosling, raporton CNN.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që bëri të mërkurën në llogarisë e saj në Instagram.

“Shumë krenare me burrin tim. Kaq shumë urrejtje ishte shpërndarë kur ai pranoi të luante në rolin e një kukulle si Ken. Pavarësisht të gjithë atyre hashtagëve si ‘#JoKeniIM’, ai i dha jetë një kukulle si Keni duke e bërë atë të jetë komplet origjinal, shumë shakaxhi, zemërthyerës, e tash edhe ikonë, gjëra këto që e bënë atë të mbërrinte të nominohej për çmimin ‘Oscar’. Pra ndihem më shumë se krenare që jam ‘Barbie’ e këtij ‘Keni’”, ka shkruar Mendes, përkrah një fotoje që ajo i kishte bërë një artikulli të mëparshëm ku kritikohej Ryan që mori rolin e Kenit.

Filmi “Barbie”, në të cilin Gosling luan rolin e Kenit, ishte filmi më i përfolur e më fitimprurësi në arkat filmike të vitit të kaluar.

Gjithashtu edhe kënga që është kolonë zanore e këtij filmi “I’m Just Ken”, e cila këndohet nga Gosling, ka korrur sukses të jashtëzakonshëm nëpër toplista.

Nominimi i Goslingut bashkë më kolegen e tij, aktoren America Ferrera, ka ngjallur reagime të shumta të publikut për shkak se regjisorja e filmit Greta Gerwig, e aktorja që luan rolin e “Barbiet”, Margot Robbie, nuk u nominuan nga akademia e filmit nëpër kategoritë përkatëse.