Pas shfaqjes së premierës së filmit “Barbie” nëpër vende të ndryshme, ndër reagimet e shumta pozitive ishte edhe që Ryan Gosling të marrë një nominim për “Oscars”
Adhuruesit, gazetarët, e të famshëm të tjerë po e konsiderojnë aktorin Ryan Gosling si të lindur për të luajtur karakterin e Ken. E të njëjtën gjë po e thonë edhe për yllin Margot Robie.
Barbie, satira ambicioze e Greta Gerwig në të cilën biondja Margot Robbie ikë nga toka e “Barbies” për të përjetuar botën reale, ka tërhequr reagime të shumta nga audienca.
Redaktorja e prestigjiozes “Variety” në rrjetet sociale, Katcy Stephan, e quajti filmin "përsosmëri" dhe shtoi: "Greta Gerwig jep një koment me nuancë se çfarë do të thotë të jesh një grua në një fitore, të mrekullueshme dhe të qeshur me zë të lartë. I gjithë kasti shkëlqen, veçanërisht Margot Robbie dhe Ryan Gosling në rolet që qartë shihet se ata kanë lindur për t’i luajtur."
Ndërkohë shkrimtari i “ScreenRant”, Joseph Deckelmeier tha se filmi ishte "qesharak, bombastik dhe shumë i zgjuar". "Greta Gerwig synon pak por arrin shumë," shtoi ai, duke e quajtur Robbien "të madhe" dhe Ryan Goslingun dhe Simu Liun, që luajnë Kenët: "argëtues".
Ndërkohë Jamie Jirak nga “ComicBook” tha se filmi ishte i preferuari i tij i vitit dhe shtoi: "Greta Gerwig në një farë mënyre i tejkaloi shpresat e mia ... Jepini Ryan Goslingut një nominim për Oscar, e kam shumë seriozisht".
Aktorët dhe ekuipazhi i filmit kanë qenë në një turne të madh publiciteti për filmin përpara daljes së tij në mbarë botën më 21 korrik. Në premierën e Los Anxhelosit të dielën, një mungesë e shquar ishte bashkë-shkrimtari i filmit, Noah Baumbach, i cili nuk mori pjesë në shenjë solidariteti me Writers Guild of America, të cilët janë aktualisht në grevë.
Greta Gerwig tha: "Bashkë-shkrimtari im, partneri im në dashuri dhe art, Noah Baumbach nuk është këtu. Ai po mbështet me pasion luftën e WGA-së. Asgjë në Barbie nuk ndodhi pa të, dhe asgjë në Hollywood nuk ndodh pa shkrimtarë".
Duke folur për “Observer”, Gerwig tha se ajo dhe Baumbach kishin punuar në skenar gjatë pandemisë.
Ajo tha se shpresonte që filmi të ishte një përvojë anarkike, duke ia atribuuar frymëzimin e saj izolimit të thellë të pandemisë.
Së bashku me Robbie, Gosling dhe Liu, aktorët përfshijnë Kate McKinnon, Issa Rae, Emma Mackey, Dua Lipa, Nicola Coughlan, America Ferrera, Will Ferrell, Michael Cera, Helen Mirren, Jamie Demetriou dhe Emerald Fennell.
Ryan Gosling ngjalli edhe më shumë dashurinë e fansave të tij kur e vendosi në qafore me shkronjën E. Qaforen e kishte vendosur në tapetin e kuq në premierën e filmit të dielën në LA. E është në të njëjtin font si logoja ikonike e Barbie “B”. Ai kishte veshur një kostum rozë pastel që personifikonte vet Kenin. Ai me anë të asaj qaforeje ka shprehur dashurinë që ndjen për Barbien e vërtetë të jetës së tij reale, yllin Eva Mendes. Evwn, Ryan e ka partnere që 12 vite dhe kanë dy vajza bashkë, Esmeraldën dhe Amadën.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi