Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ryan Gosling lanson versionin e ri të këngës “I’m just Ken”

Të mërkurën aktori i njohur i Hollywoodit Ryah Gosling, i cili luan rolin e Kenit në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, ka lansuar këngën “I’m Just Ken” me bashkëpunëtorët muzikorë nga filmi, Mark Ronson dhe Andrew Wyatt, raporton AP.

Për publikimin e këngës në versionin për Krishtlindje, Gosling dhe Ronson, janë kthyen përsëri në Barbieland për të bërë një video muzikore për këngën “I'm Just Ken (Merry Kristmas Barbie)”.

“A mendoni se po duket shumë ‘Christmasy’. Jam pak i shqetësuar se nëse duket kështu, askush nuk do të dojë ta shikojë këngën pas datës 26 dhjetor?” ka thënë në fillim të videos ylli i nominuar për Oscars, për rolin e Kenit.

Keni (Gosling) nisë interpretimin e këngës pasi sigurohet se është gjithçka në rregull dhe vendos një palë syze dielli që e karakterizojnë atë (duke dashur të tregojë se sytë e tij janë vetëm për Barbien, kurse zërin ia dëgjojnë të gjithë), ai pastaj ndiqet nga orkestra që interpreton tingujt e rrethuar me zbukurime krishtlindjesh.

Në fund të këngës Keni ia uron Krishtlindjen Barbies kudo që është.

“Urime krishtlindja Barbie, kudo që je”, ka thënë Keni në fund të këngës.

“I'm Just Ken” është nominuar për këngën më të mirë të shkruar për mediat vizuale në “Grammy Awards 2024” si dhe “Golden Globe” për këngën më të mirë origjinale.

Për lansimin e këngës së re, aktori u përkrah shumë nga gruaja e tij, aktorja Eva Mendes.

“Jam shumë mirënjohëse ndaj @iammarkronson që e shtyu burrin tim të bënte më shumë muzikë. Dead Man's Bones është grupi im i preferuar ....kur dëgjova për herë të parë Ryan të këndonte, zemra ime shpërtheu. Më shumë Ryan & Ronson musica por favor”, ka shkruar Mendes, 49 vjeç, në Instagram.

Artikuj të ngjashëm