Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

America Ferrera i gëzohet nominimit për “Oscar”, shprehet e dëshpëruar për kolegët

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, me prejardhje latine, America Ferrera, është gëzuar shumë që u nominua për “Oscar” nga Akademia e Filmit.

Kur e mori lajmin se është nominuar për aktoren më të mirë në rol mbështetës, për rolin e Glorias në filmin “Barbie”, Ferrera ka thënë se ishte duke qëndruar në shtrat, ndërsa burri i saj po i dërgonte fëmijët në shkollë.

“Ende jam e shokuar e ende nuk po mund ta besoj se kjo ka ndodhur me të vërtetë”, ka thënë Ferrera për “Variety”.

Ishte agjenti i saj ai që e njoftoi se është nominuar.

Ajo u shpreh se është shumë e dëshpëruar se nuk janë nominuar regjisorja e filmit, Greta Gerwig, burri i saj Noah i cili e ka ndihmuar atë, si dhe aktorja Margot Robbie që luan rolin kryesor në filimin “Barbie”.

Edhe Greta Gerwig thyen heshtjen, flet për mosnominimin për “Oscar” Showbiz Greta Gerwig thyen heshtjen, flet për mosnominimin për “Oscar”

“Isha shumë e zhgënjyer që ata nuk u nominuan”, ka thënë tutje Ferrera duke shpjeguar se ky zhgënjim i saj vjen pasi ajo mendon se Gerwig, burri i saj Noah, e Robbie kanë bërë punë të jashtëzakonshme në film.

“Margot është jashtëzakonisht e mrekullueshme sepse ajo bën çdo gjë të duket e lehtë. E ndoshta kjo gjë i ka mashtruar edhe njerëzit të mendojnë se ajo që po bën Margot është e lehtë, por unë mendoj se Margot është si magjistare në ekran, dhe është një ndër nderimet më të mëdha në karrierën time që kam pasur mundësi të punoi me të e të jem dëshmitare e performancës së jashtëzakonshme që ka bërë ajo”, ka thënë Ferrera.