Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

America Ferrera preket kur 11-vjeçaret interpretojnë monologun e saj nga filmi “Barbie”

Aktorja e Hollywoodit, America Ferrera, që luajti në rolin e Glorias në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, thotë se është prekur kur ka mësuar se ka vajza 11-vjeçare që e thonë monologun e saj nga filmi, raporton “People”.

Monologu që aktorja bëri në filmin “Barbie”, ka marrë famë të madhe dhe po interpretohet nga shumë vajza, edhe nga ato që janë vetëm 11-vjeçare.

Kjo gjë po e lëndon aktoren, pasi ajo ka thënë se janë shumë të reja për ta ditur se për çfarë bëhet fjalë në atë monolog.

Aktorja ka thënë për “People”, se kohët e fundit ka hasur në një vajzë të re që përdori monologun tashmë viral, për të bërë audicionin për një shfaqje teatrore.

Ky është një fjalim për detyrën “e pamundur” të të qenit grua sot.

Edhe America Ferrera i gëzohet nominimit për “Oscar”, shprehet e dëshpëruar për kolegët Showbiz America Ferrera i gëzohet nominimit për “Oscar”, shprehet e dëshpëruar për kolegët

“Sa është fakt shumë i mirë, është edhe diçka për tu mërzitur që një 11-vjeçare mund të rezonoi me atë monolog dhe të ndihet sikur po e din se çfarë po thotë”, ka thënë Ferrera.

Fjalimi emocional vjen në një moment vendimtar në film, ndërsa personazhi i Ferreras, një punonjëse e kompanisë së lodrave “Mattel” me emrin Gloria, i thotë një “Barbieje” të shqetësuar (Margot Robbies) se ajo është boll e mirë dhe tregon me hollësi se pse është “e pamundur të jesh grua”.

“Nuk duhet të plakesh kurrë, të mos jesh kurrë e vrazhdë, të mos shfaqesh kurrë, të mos jesh kurrë egoiste, të mos biesh kurrë poshtë, të mos dështosh kurrë, të mos tregosh kurrë frikë, të mos dalësh kurrë nga vija. Është shumë e vështirë, është shumë kontradiktore dhe askush nuk të jep medalje apo nuk të thotë faleminderit”, thotë Gloria në film.

Ky fjalim inspiron të gjitha Barbiet në “Barbie Land” që të dalin nga shpëlarja e trurit që po u bëhej nga Keni në mënyrë patriarkale, mënyrë të cilën ai e mësoi nga jeta reale.

Ferrera tregoi se shumë nëna i kanë thënë që kanë qarë kur e kanë shikuar fjalimin e saj, përderisa po e shikonin filmin bashkë më fëmijët e tyre.

Fjalimin e ka shkruar regjisorja e filmit Greta Gerwig.

Edhe Penelope Cruz: Nuk do të kishte kuptim të mos flas për politikë Showbiz Penelope Cruz: Nuk do të kishte kuptim të mos flas për politikë

Fjalimi në filmin "Baribie (VIDEO):