Showbiz

Nikki Glaser tregon se me kë nuk mund të tallet në “Golden Globes”

Nikki Glaser

Nikki Glaser

Foto: Associated Press

Komediania e mirënjohur, Nikki Glaser, e cila për dy vjet me radhë e ka udhëhequr ngjarjen prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, ka treguar se nuk do të mund të tallet me “zemrën e amerikanëve”, aktoren Julia Roberts.

41-vjeçja, do të ngjitet në skenën e Beverly Hilton, në Beverly Hills të Kalifornisë, të dielën më 11 janar, për të udhëheqë spektaklin e radhës se ndarjes së çmimeve, për të dytin vit radhazi.

Ajo ka thënë se do të ketë kujdes e të mos tallet, siç bën zakonisht me aktorë të tjerë, me yllin e filmin “Pretty Woman”, Roberts, pasi është kritikuar nga fansat në Los Angeles.

“Po bëja prova të monologut tim në Los Angeles, nëpër klube, dhe asnjë tallje me Julia Robertsin nuk e duan. Nuk mund të bësh shaka me ‘zemrën e amerikanëve’”, ka thënë Glaser në emisionin CBS Morning.

Ajo ka treguar se kur ka bërë një shaka me Robertsin, turma në klub po e kritikonte aq shumë sa që filloi të mendonte se mos vet aktorja ishte e pranishme në audiencë.

“Po më bënin ‘booo’ gjatë tërë kohës, dhe thash me vete ‘mos është këtu ajo vet?’ është çmenduri”, ka thënë ajo.

Komediania është detyruar të ndryshojë qasjen këtë vit për shkak të disa aktorëve ikonik si Roberts, Leonardo DiCaprio dhe Sean Pen, që janë të nominuar, dhe ndihet sikur është më e vështirë të tallet me ta në krahasim me yje të tjerë që janë më të rinj se ajo.

“Jam fanse e madhe e këtyre njerëzve. Është më e lehtë të bëj shaka me aktorë më të rinj se unë. Mendoj me vete: ‘ani, mund të bëj shaka me ju. Jam si veterane. Por kur bëhet fjalë për ata që jam rritur duke i admiruar, kam tjetër qasje këtë vit. Duhet të jesh shumë dekilate për të bërë shaka e të mos ia prishësh natën askujt”, ka thënë ajo.

Ylli gjithashtu ka thënë se dëshiron që t’i bëjë shikuesit nga shtëpia të qeshin, të cilët, sipas saj, duan që ajo të bëj shaka me anëtarë të listës A të Hollwydooit.

“Njerëzit që shikojnë nga shtëpia duan që të bëj shaka me ata të listët A të Hollywoodit”, ka thënë ajo.

Komentet e Glaserit vijnë pasi ka thënë se s’do të bëjë shaka të parashikueshme për DiCaprion këtë vit në “Golden Globes”.

“Nuk do të bëj shaka që i kemi dëgjuar 25 herë me Leon. Mendoj se të gjithë i kemi dëgjuar ato, boll i kemi bërë”, pati thënë ajo për revistën People.