Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Meryl Streep tregon arsyen pse “The Devil Wears Prada” pati vështirësi të sigurojë financim

Meryl Streep

Meryl Streep

Aktorja legjendare Meryl Streep ka zbuluar se filmi “The Devil Wears Prada” pati vështirësi serioze për sigurimin e financimit, sepse në atë kohë konsiderohej si një “chick flick”, term që përdorej për filma të fokusuar te gratë dhe që shpesh nënvlerësohej nga studiot.

“Para 20 vitesh, filmi u kategorizua si ‘chick flick’, dhe ky përcaktim nuk ka rezultuar i qëndrueshëm pas filmave si ‘Barbie’ dhe ‘Mamma Mia!’, për të përmendur disa, që i kanë befasuar studiot, sepse njerëzit duan t’i shohin, ani pse kanë vajza dhe gra në qendër të historisë”, ka thënë ajo në emisionin e komedianit të njohur “The Late Show with Stephen Colbert”, ka raportuar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Video e emsionit:
 

Ajo ka shtuar se ekipit të filmit i është dashur të luftojnë për buxhetin dhe kjo është e vërtetë.

“Kam folur edhe me Greta Gerwigun për këtë, edhe te ‘Barbie’ ndodhi pak a shumë e njëjta gjë, në krahasim me sa shpenzohet për filma të tjerë”, ka thënë Streep.

Megjithatë, pas suksesit të madh të filmit të parë, që ka fituar mbi 326 milionë dollarë në mbarë botën, situata ka ndryshuar plotësisht për vazhdimin.

“Këtë herë, zemër, i kanë shpenzuar paratë”, ka thënë ylli me shaka.

Personazhi që luan ajo, Miranda Priestly, besohet gjerësisht se është frymëzuar nga redaktorja legjendare e prestigjiozes “Vogue”, Anna Wintour. Por vetë aktorja shpjegon se frymëzimin e ka marrë edhe nga dy regjisorë të njohur.

“Nëse Mike Nichols dhe Clint Eastwood do të kishin një fëmijë, ky fëmijë do të ishte Miranda Priestly. Sepse mënyra si komandojnë në set… Mike e bënte me humor të fshehtë, ndërsa Miranda e di që ajo që thotë është pak thumbuese, por edhe qesharake. Ndërsa Clint është gjithmonë i qetë, ai nuk e ngrinte zërin kurrë. Njerëzit duhej të përkuleshin për ta dëgjuar”, ka thënë ajo.

Streep ka vlerësuar gjithashtu kolegen Anne Hathway për rolin e saj në vazhdimin e filmit, sidomos për një vendim të rëndësishëm në prapaskenë.

“U habita se sa të bukura dhe të reja ishin modelet, për mua të gjithë duken të rinj, por edhe alarmuese sa të dobëta ishin… Mendova se kjo çështje ishte zgjidhur vite më parë. Annie e vuri re gjithashtu. Ajo shkoi menjëherë te producentët dhe siguroi që modelet në film të mos ishin aq ‘skeletike’. Ajo është një vajzë me karakter”, pati thënë Streep për Harper’s Bazaar.

Aktorja ka folur edhe për përvojën gjatë xhirimeve në publik, ku interesi ishte shumë më i madh sesa e kishin parashikuar.

“Edhe pse e dinim ndikimin e filmit të parë para dy dekadash, askush prej nesh nuk ishte i përgatitur për këtë valë të madhe vëmendjeje dhe dashamirësie. Na u deshën barriera policore dhe kontroll i turmave. Autobusë me fansa vinin, paparacët na rrethonin dhe, në një rast, hidhnin veten para kamerës duke krijuar përplasje me ekipin! Annie e mbajti qetësinë, por unë u ndjeva e shqetësuar”, ka thënë artistja.