Meryl Streep është e hapur për t’u rikthyer edhe një herë në rolin ikonik të Miranda Priestlyt në një film të tretë të “The Devil Wears Prada”.
Aktorja 76-vjeçare rikthehet më 1 maj në vazhdimin e filmit të famshëm, ku sërish luan kryeredaktoren e fuqishme të revistës “Runway”. Edhe pse filmi i dytë ende nuk ka dalë, ajo tashmë ka mbështetur idenë për një pjesë të tretë të mundshme.
Gjatë një interviste me kolegët e saj Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci në emisionin e Andy Cohen, moderatori pyeti nëse do të riktheheshin pas disa vitesh për një film të tretë, ka raportuar FemaleFirst.

Pas disa batutave në studio, Streep u përgjigj shkurt dhe qartë “Jam e gatshme”.
Në filmin e ri, Miranda Priestly, tashmë pranë pensionimit, përballet me ish-asistenten e saj, Emily Charlton, e cila tashmë është bërë një drejtuese e fuqishme dhe rivale në industrinë e modës, duke konkurruar për të ardhurat nga reklamat.
Edhe
Filmi “The Devil Wears Prada” rikthehet me vazhdim në vitin 2026
Xhirimet e filmit në New York verën e kaluar shkaktuan entuziazëm të madh te fansat, por kjo vëmendje e madhe e bëri Streepin të ndihej në siklet.
“Edhe pse e dinim ndikimin e filmit të parë para dy dekadash, asnjë prej nesh nuk ishte i përgatitur për valën e madhe të dashurisë dhe vëmendjes që na rrethoi. Na u deshën barriera policie dhe kontroll turmash. Autobusë me fansa vinin, paparacët na rrethonin dhe në një rast, madje u futën para kamerës duke krijuar përplasje me ekipin!”, pati thënë ajo për Harper’s Bazaar.
Duke folur për kolegen e saj Anne Hathaway, ajo ka thënë se ajo e ruajti qetësinë.
“Anne e ruajti qetësinë, por unë u ndjeva e shqetësuar”, ka thënë Streep.
Edhe
Anne Hathaway tregon se në vazhdimin e cilit film të famshëm është duke punuar
Ndërkohë, aktorja, Emily Blunt, ka theksuar pse filmi i parë vazhdon të jetë kaq i dashur për publikun.
“Filmi është bërë si një bankë nostalgjie për njerëzit. Njerëzit e kanë parë atë film 50 herë. E kanë parë me një prind të sëmurë, gjatë një ndarjeje… ka qenë një burim ngushëllimi dhe arratisjeje. Në fillim duket si një komedi, me batuta të forta dhe natyrën e ashpër të industrisë së modës, por më pas shndërrohet në diçka shumë më të thellë dhe emocionale. Pikërisht kjo e bën kaq të veçantë për publikun”, ka thënë ajo për revistën ELLE.