Regjisorja e mirënjohur Greta Gerwig, filmi i fundit i të cilës ishte më i suksesshmi i vitit 2023, Barbie, ka marrë së fundmi nëntë nominime për Globin e Artë dhe u emërua presidente e jurisë së festivalit të filmit në Cannes, raporton Variety.
Ajo ka shkuar në festivalin e Kanës më bashkëshortin e Noah Baumbach, gjatë vitit 2017 kur filmi Noas “The Meyerowitz Stories”, kishte premierën, por ajo vet nuk e ka prezantuar asnjëherë asnjë film atje.
Kishte pasur zëra se do ta çonte “Barbien” në Cannes, por koha ishte e papërshtatshme. Ky film u prodhua nga Warner Bros, u lansua më 19 korrik, menjëherë u shndërrua në një “klasik” dhe u bë filmi që pati fitimet më të mëdha në botë gjatë vitit.
“Kjo është një zgjedhje e qartë, pasi Greta Gerwig mishëron me kaq profesionalizëm ripërtëritjen e kinemasë botërore, për të cilën Cannes është çdo vit si pararendës. Përtej artit të shtatë, ajo është gjithashtu përfaqësuese e një epoke që po thyen barrierat dhe përzierjen e zhanreve, duke ngritur kështu vlerat e inteligjencës dhe humanizmit”, ka thënë presidentja e Kanës Iris Knobloch.
Përveç nominimeve për Globin e Artë, “Barbie” pritet të ketë nominime të shumta edhe në ngjarjen e akademisë së filmit “Oscars”.
Për këtë Clayton Davis ka thënë për “Variety” se ka gjasa që “Barbie” të fitoi çmimin “fotografia më e mirë”.
-
Juliette Binoche kryeson jurinë e Festivalit të Cannes
-
Nis edicioni i 77-të i Festivalit prestigjioz të filmit në Cannes
-
Greta Gerwig thyen heshtjen, flet për mosnominimin për “Oscar”
-
Margot Robbie thyen heshtjen pasi nuk u nominua për “Oscar”
-
Ryan Gosling mirënjohës që u nominua për “Oscar”, por i zhgënjyer me mosnominimin e kolegeve