Aktori 26-vjeçar, Timothée Chalamet, i njoftoi adhuruesit se xhirimet e filmit “Dune: Part Two” tashmë kanë përfunduar, ndërsa e postoi një fotografi nga shkretëtira ku shihet i buzëqeshur në shoqërinë e babait, Marc Chalamet.
Në muajin qershor, studioja filmike “Warner Bros” e ndryshoi datën e lansimit të këtij vazhdimi nga 20 tetori në 17 nëntor të vitit 2023, shkruan portali “Deadline”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas aktorit Timothee Chalamet, rolet në projektin e ardhshëm i përsërisin edhe yjet tjerë të hollywoodit si, Zendaya, Rebecca Ferguson, Josh Brolin, Javier Bardem dhe Stellan Skarsgard.
Një numër personazhesh të rinj janë bërë pjesë e filmit gjithashtu, duke përfshirë Princeshën Irulan të portretizuar nga aktorja britanike, Florence Pugh, Christopher Walken vjen në rolin e babait të saj, Perandori Shaddam, Austin Butler e luan rolin e Feyd-Rauthas dhe aktorja franceze, Lea Seydoux, vjen në ekran të madh si Lady Margot.
Filmi i parë “Dune” u publikua në tetor 2021 dhe në total i arkëtoi 401 milionë dollarë nga shitja e biletave nëpër kinematë botërore, duke u bërë kështu një sukses i shpejtë komercial. Ai e rrëfente historinë e Paul Atreides, një djalosh i ri me aftësi të jashtëzakonshme, i cili duhet të udhëtojë në një prej planetëve më të rrezikshëm në univers, për ta siguruar të ardhmen e familjes së tij fisnike dhe të mbarë popullit.
Projekti fantastiko-shkencor, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të shkruar nga Frank Herbert, po ashtu i fitoi disa shpërblime të rëndësishme kinematografike, duke përfshirë gjashtë çmime “Oscar” dhe një “Globi i Artë”.