Timothée Chalamet dhe Zendaya shfaqen në trailerin e parë të filmit “Dune: Part Three”, pjesa e tretë e trilogjisë fantastiko-shkencore që pritet të jetë një nga filmat më të mëdhenj të vitit 2026.
Ngjarja në filmin e ardhshëm zhvillohet 17 vjet pas ngjarjeve të “Dune: Part Two” dhe ndjek pasojat e ngritjes së Paul Atreides si perandor galaktik. E shohim kryepersonazhin, Paul, duke u përballur me pasojat e të pasurit shumë pushtet. Po ashtu filmi fokusohet te njerëzit që përpiqen ta rrëzojnë atë, por “në qendër të tregimit mbetet marrëdhënia mes Paulit dhe Chanit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTimothée Chalamet dhe Zendaya, së bashku me Florence Pugh, Javier Bardem, Jason Momoa dhe Rebecca Ferguson, rikthehen në rolet e tyre – ndërsa kastit i bashkohet edhe anëtari i ri, Robert Pattinson.
Filmi i parë “Dune”, i lansuar nëpër kinema në vitin 2021, arriti të fitojë 402 milionë dollarë në mbarë botën, pavarësisht publikimit të njëkohshëm në platformën “HBO Max”, një sukses i jashtëzakonshëm në kohë të pandemisë si dhe mori 10 nominime për “Oscar”, duke i fituar gjashtë prej tyre. Filmi i dytë i publikuar në mars të vitit 2024, u bë filmi i shtatë me fitimet më të larta të vitit me më shumë se 715 milionë dollarë të arkëtuara anekënd botës.
Regjisori Denis Villeneuve e ka xhiruar filmin e tretë gjatë verës së kaluar në Budapest, Hungari dhe në shkretëtirën arabe, pjesërisht me kamera IMAX.
“Dune: Part Three” bazohet në romanin e vitit 1969, “Dune Messiah”, nga Frank Herbert dhe është filmi i fundit i kësaj sage. Ai nis së shfaquri nëpër kinematë botërore më 18 dhjetor të këtij viti.