DJ i grupit muzikor “Run-DMC”, Jam Master Jay u vra në vitin 2002, por vetëm tani, pas më shumë se dy dekadash, një nga të dyshuarit ka pranuar fajësinë për rolin e tij në krim, ka raportuar BBC.
Një burrë ka pranuar fajin për rolin e tij në vrasje, më shumë se 20 vjet pas atentatit fatal ndaj anëtarit të grupit “Run-DMC”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJay Bryant, 52 vjeç, ndryshoi deklarimin e tij të hënën në “fajtor”, duke i thënë gjykatës se kishte ndihmuar persona të tjerë të hynin në një ndërtesë për të organizuar pritën dhe për të vrarë DJ-in emri i vërtetë i të cilit është Jay Mizell.
Prokurorët kanë deklaruar se ADN-ja e Bryantit ishte gjetur në një kapele brenda studios së incizimit të këngëve ku Mizell u qëllua në kokë në vitin 2002. Fillimisht, Bryant kishte deklaruar pafajësi kur u padit në vitin 2023.
Në vitin 2024, dy persona të tjerë u shpallën fajtorë në këtë rast: një i afërm i tij, që quhet Karl Jordan Jr dhe miku i fëmijërisë Ronald Washington.
Prokurorët argumentuan në gjykatë se Jordan dhe Washington e kishin planifikuar vrasjen si një “ekzekutim”, për hakmarrje pasi ishin përjashtuar nga një marrëveshje droge me vlerë rreth 200,000 dollarë. Sipas tyre, krimi ishte “i motivuar nga lakmia dhe hakmarrja”.
Megjithatë, avokatët e Jordanit dhe Washingtonit kanë mohuar përfshirjen e tyre.
Një gjykatës e rrëzoi dënimin e Jordanit vitin e kaluar, duke vlerësuar se prokurorët nuk arritën të provonin motivin e tij në këtë rast. Edhe Washingtoni ka kundërshtuar dënimin e tij.
Bryant ishte akuzuar se kishte ndihmuar si bashkëpunëtor, duke i lejuar dy të tjerët të hynin fshehurazi në ndërtesën ku ndodhej studioja e Mizellit në Queens, New York.
Prokurorët thanë se ai kishte hapur një derë emergjence në pjesën e pasme për t’i futur brenda, duke shmangur hyrjen kryesore, në mënyrë që ata të mund të organizonin pritën ndaj Mizellit. Fillimisht ai i kishte mohuar këto akuza.
Por të hënën në gjykatë, Bryant ka pranuar para një gjykatësi federal në New York se e dinte që atë ditë do të përdorej një armë për të qëlluar reperin 37-vjeçar dhe kërkoi falje, sipas mediave amerikane.
Ai nuk përmendi emra të tjerë të përfshirë në vrasjen e DJ-it.
Vrasja e vitit 2002 tronditi industrinë muzikore.
Grupi i famshëm që ai kishte krijuar me Joseph Simmons dhe Darryl McDaniels, i njohur për hitet e viteve ’80 si “It’s Tricky”, “It’s Like That” dhe bashkëpunimin me grupin “Aerosmith” në “Walk This Way”, u shpërbë pas vdekjes së tij.
Rasti mbeti i pazgjidhur për rreth dy dekada, derisa prokurorët federalë ngritën akuza ndaj tre personave.
Bryant përballet me një dënim prej 15 deri në 20 vjet burg për vrasjen, si dhe për akuza të tjera për drogë dhe armë, të cilat nuk lidhen me vrasjen.
Dokumentet e paraqitura në gjykatë javën e kaluar tregojnë se Bryant kishte planifikuar të ndryshonte deklarimin dhe se avokatët e tij po negocionin një marrëveshje me prokurorët federalë, ka raportuar partneri mediatik i BBC-së në SHBA, CBS News.