Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Parku zbavitës Evermore padit këngëtaren Taylor Swift për emrin e albumit

Foto: AP/Associated Press

Taylor Swifti është paditur nga parku zbavitës Evermore në Shtetet e Bashkuara, zyrtarë të të cilit thonë se albumi i fundit i yllit, ka shkelur markën tregtare duke përdorur të njëjtin emër.

Pronari i parkut ka thënë se lansimi i albumit Evermore nga Swift, ka shkaktuar konfuzione nëse kishte lidhje me parkun.

Parku nga Utah ka raportuar “rënie dramatike” në faqen e tij të internetit pas publikimit të albumit.

Ndërsa avokatët e Swiftit janë përgjigjur që diçka e tillë nuk ka bazë.

Ata shkruan në një letër të depozituar në gjykatë: "Për më tepër, klienti juaj nuk ka pësuar asnjë dëm dhe në fakt, ka deklaruar haptas se lëshimi i albumit të znj. Swift krijon një 'mundësi marketingu' për parkun”.
Letra u drejtohet akuzuesve si ‘mendjelehtë dhe të papërgjegjshëm’.

Por pronari i parkut i cili po kërkon miliona dollarë dëmshpërblim ka thënë se emri i takon markës së tij tregtare dhe Swift e ka shkelur atë që kur filloi ta shiste albumin.

Në çështjen e depozituar në Gjykatën të Qarkut në Utah, pronari tha se kishte shpenzuar miliona dollarë në atraksionin, i cili u hap më 2018.

Edhe Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas Showbiz Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas

Në dhjetor, pronari i kishte shkruar ekipit juridik të Swift për të thënë se ishte "i hapur për të diskutuar kushtet e arsyeshme për ndërprerjen e përdorimit" të markës tregtare.

Evermore, i cili u lansua më 10 dhjetor, ishte albumi i dytë surprizë i Swift në vitin 2020 dhe u përshkrua si një "album motër" për Folklore, i cili doli në korrik.

Të dy albumet u vlerësuan të suksesshme, këngët e të cilave kryesuan top listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.