Këngëtarja e njohur Taylor Swift është paditur për shkelje të markës tregtare (trademark), pasi një artiste nga Las Vegasi pretendon se titulli i albumit të saj të fundit “The Life of a Showgirl” krijon konfuzion dhe dëmton punën e saj, ka raportuar Reuters.
Padia është ngritur nga performuesja Maren Wade, e cila thotë se përdorimi i këtij titulli nga Swift rrezikon ta “mbysë” markën e saj ekzistuese “Confessions of a Showgirl”, një shfaqje që ajo e ka zhvilluar ndër vite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë padi thuhet se promovimi i albumit të Swift “kërcënon ta mbulojë” projektin e saj afatgjatë dhe të krijojë konfuzion te publiku. Ajo i ka kërkuar gjykatës të ndalojë përdorimin e këtij titulli nga këngëtarja.
Përfaqësuesit e Swift dhe të kompanisë Universal Music Group nuk kanë dhënë menjëherë komente për këtë padi.
“Ne kemi respekt të madh për talentin dhe suksesin e Swift, por ligji për markat tregtare ekziston për të siguruar që krijuesit në çdo nivel të mund të mbrojnë atë që kanë ndërtuar”, ka thënë avokatja e Wade, Jaymie Parkkinen.
Albumi “The Life of a Showgirl”, i 12-ti në karrierën e Swift, u publikua në tetor dhe theu rekorde dëgjueshmërie në Spotify, duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2025.
Sipas padisë, Wade ka filluar që në vitin 2014 të shkruajë rubrikën “Confessions of a Showgirl” për Las Vegas Weekly dhe më pas e ka shndërruar atë në një shfaqje skenike. Ajo përshkruan këtë projekt si një seri tregimesh “të sinqerta dhe shpesh humoristike për sfidat dhe absurditetet e një karriere në industrinë e argëtimit, nga ngecja brenda një torte gjigante ditëlindjeje deri te imitimi i një imitueseje të Madonnës”.
Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave Tregtare kishte refuzuar më herët kërkesën e Swift për regjistrimin e markës “Life of a Showgirl”, duke përmendur mundësinë e konfuzionit me markën ekzistuese të Wade.
“Përdorimi i vazhdueshëm i emrit ‘Life of a Showgirl’ e ‘mbyt’ markën tonë deri në pikën që konsumatorët fillojnë të mendojnë se origjinali është imitimi. Ajo që paditësja kishte ndërtuar për dymbëdhjetë vjet, të paditurit rrezikojnë ta gëlltisin brenda pak javësh”, thuhet në padi.
Ajo i ka kërkuar gjykatës të ndalojë përdorimin e markës “Showgirl” nga Swift dhe të japë dëmshpërblim financiar, shuma e të cilit nuk është bërë publike.