Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri

Taylor Swift

Taylor Swift

Foto: Associated Press

Këngëtarja, Taylor Swift, është e vetëdijshme se njerëzit kanë shumë mendime për albumin e saj të fundit dhe ajo është gati për to.

Miliarderja u shfaq të martën në “The Zane Lowe Show” për Apple Music, ku ka thënë se “e mirëpret kaosin” që vjen me reagimet e fansave ndaj muzikës së saj të re, qofshin pozitive apo negative, ka shkruar CNN.

“Rregulli i showbizit është: nëse gjatë javës së parë të publikimit të albumit tim, ti po përmend emrin tim ose titullin e albumit, atëherë po më ndihmon”, ka thënë Swift me buzëqeshje.

Albumi i saj “The Life of a Showgirl”, që hedh dritë mbi jetën e saj gjatë turneve dhe lidhjen e zjarrtë me të fejuarin Travis Kelce, u publikua javën e kaluar.

“Kam shumë respekt për mendimet subjektive që njerëzit kanë për artin. Nuk jam ‘policia e artit’. Të gjithë kanë të drejtë të ndihen ashtu siç duan”, ka thënë ajo.

Edhe Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas Showbiz Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas

Fituesja e 14 çmimeve “Grammy” ka kujtuar se nuk është hera e parë që fansat e saj kanë reaguar me kritika ndaj ndonjë albumi.

“Shpesh më pëlqen kur fansat e mi thonë: ‘Dikur nuk e kuptoja albumin ‘Reputation’ (nga viti 2017), por tani që kam kaluar disa gjëra në jetë, është bërë albumi im i preferuar’”, ka treguar ajo, duke shtuar se gjithmonë mendon për ndikimin afatgjatë të muzikës së saj.

Aj ka thënë se e ka krijuar albumin në mënyrë që t’i qëndrojë kohës.

“Kur krijoj muzikë, mendoj për trashëgiminë që dua të lë. E di çfarë kam bërë, e di që e adhuroj, dhe e di që gjithë kjo është pjesë e asaj që përfaqëson ‘Showgirlin’”, ka thënë ylli.

Javën e kaluar, fansat e Swiftit në mbarë botën u rreshtuan para dyqaneve muzikore dhe organizuan festa dëgjimi për të shënuar daljen e albumit, i cili ka marrë reagime të përziera.

Disa e kanë quajtur të tepruar publikimin e shumë versioneve fizike të shtrenjta të albumit, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar mënyrën si ajo ka interpretuar një personazh klasik të Shekspirit.

Edhe Albumi i ri i Taylor Swift do të vijë edhe në disk të veçantë vinil Showbiz Albumi i ri i Taylor Swift do të vijë edhe në disk të veçantë vinil

Por pavarësisht kritikave, autorja e hitit “Anti-Hero” nuk ka ndërmend të ndalet. Swift do të vazhdojë promovimin e albumit të mërkurën, ku do të jetë e ftuara e vetme në emisionin “Late Night with Seth Meyers”.